LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo thotë se është ‘ëndrra e së ëmës’ që të martohet me Georginan

Ronaldo thotë se është ‘ëndrra e së ëmës’ që të martohet me Georginan
Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ka shpalosur planet për martesë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Futbollisti 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja, kanë filluar të takohen qysh nga viti 2016 dhe ylli i Juventusit thotë se është ëndrra e të ëmës që të martohet me Georginan.

Duke folur me Piers Morgan, ai tha: “Ajo më ka ndihmuar shumë. Natyrisht unë jam i dashuruar me të. Ne do martohemi një ditë, është ëndrra e nënës time”.


Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Georgina tashmë është shumë e përkushtuar ndaj Cristianos dhe familjes, teksa përkujdeset edhe për fëmijët e tij, Cristiano Jr, 9 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, dy vjeç dhe Alana 22 muajshe.

Përfshirë profesionin e Ronaldos, Georgina thotë se nuk është ‘e lehtë’ të jesh në një romancë dashurie me një person të famshëm – por nuk dëshiron të ndryshojë asgjë.

Ajo shton se është dashuruar me të që në takim të parë dhe ndihet shumë e lumtur pranë 34-vjeçarit. “Të jesh partner i një personi të famshëm nuk është e lehtë por nuk do të ndryshoja me asgjë në botë”.

Cristiano Ronaldo me familje (Foto: Instagram)

Çifti u takuan për herë të parë kur zeshkania po punonte si asistente e shitjes në një dyqan “Gucci” në Spanjë, para se të takoheshin sërish në një ngjarje të këtij brendi.

Derisa flet për atëkohë, ajo e përshkruan: “Ishte sikur të dy po flisnim të relaksuar, jashtë punës time. Ishte dashuri në shikim të parë nga ana e të dyve”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Publikohet

Publikohet "Ma Bella" nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Magazina
Kalo në kategori