Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë i ftuari i radhës në “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol.
Kurti foli për atë sesi ai dhe subjekti që ai drejton në rast se vie në krye të shtetit do ta bëjë shtetin të jetë funksional.
“Nuk është se nuk e kemi shtetin, çështja është se sa është funksional ai. Ne garojmë në këto zgjedhje si subjekt që e ka karakterizuar aktiviteti i dendur dhe idetë për dalje nga kriza”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.
Kurti ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore që sipas tij janë rruga e duhur për të ecur përpara.
” 1. shteti i së drejtës- drejtësia nuk buron nga individi. Prokuroria dhe gjyqësia do të jenë më aktive në zbulimin e shkeljeve ligjore… do të ketë veting në drejtës. Jemi kritik ndaj mënyrës sesi është zhvilluar qeverisja viteve të fundit.
2. shteti zhvillimor- që nënkupton se shteti nuk është spektator por as nuk dirigjon zhvillimin. Ne do ta rrisim sektorin privat. Duhet ta rrisim pagën mesatare në sektorin privat.
3. shteti social- arsimi, shëndetësia, pensionet, ndihmat. Ne fokusin kryesor do ta kemi në shëndetësi pasi që jemi vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore. Do të përqendrohemi që të rregullojmë menaxhmetet e spitaleve dhe ta ndajmë shërbimin publik dhe atij privat”, tha Kurti.
Kurti shtoi se shteti zhvillimor e lufton papunësinë, shteti i së drejtës e lufton korrupsionin dhe shteti social e lufton pabarazinë.
Ai po ashtu tha se në javën e parë si kryeministër do të fillojë dialogun me pakicën serbe që sipas tij nuk e ka bërë asnjë kryeministër.
“Nuk është se do të pajtohem me serbët e Graçanicës atë do ta bëjmë kur Serbia ta njoh Kosovën”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll