LAJMI I FUNDIT:

Tri këshillat e Greta Koçit për një karrierë të suksesshme muzikore

Tri këshillat e Greta Koçit për një karrierë të suksesshme muzikore
Greta Koçi (Foto: Instagram)

Këngëtarja Greta Koçi tash e disa vite është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe në reportoarin e saj numëron projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera.

E njëjta së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave që përmes opsionit pyetje-përgjigje të mësojnë më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.


Kështu, 27-vjeçarja iu është përgjigjur fanses rreth pyetjes për tri këshillat për të pasur një karrierë të rëndësishme në muzikë. “Të kesh personalitet dhe karakter, të jesh njeri i mirëz dhe pozitiv, të punosh me disiplinë dhe shumë përulësi”, është përgjigja e saj.

Greta Koçi flet për karrierën e saj të suksesshme (Foto: Instagram)

Artistja Koçi po ashtu shpesh pyetet nga fansat për jetën private, duke i thënë se kur do të martohet dhe një përgjigje interesante nga ajo nuk ka munguar.

Të gjitha lajmet nga Greta Koçi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Greta Koçi

“Të jesh i sigurt se më të duhurin, në përputhshmëri të plotë me mua. Lidhja e jetës nuk është vendim që merret me ngut. Suksesi i një martese nuk është fakti që ndodh, por jetëgjatësia e saj. Duke qenë e tillë, është shumë e rëndësishme dhe e shenjtë”, ka thënë mes të tjerash zeshkania.

Greta Koçi flet rreth jetës private (Foto: Instagram)

Greta momentalisht më shumë është e fokusuar në karrierë, derisa edhe këtë vit solli projekte dhe bashkëpunime të shumta. E fundit këngë e lansuar nga ajo mbetet “Jeta Ime”, në duet me Danin dhe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 1.4 milion klikimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori