Kancelari austriak, njëherësh lideri i Partisë Popullore, Sebastian Kurz, ka thënë se Vjena zyrtare do të mbështesë çfarëdo marrëveshje që arrihet midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe korrigjimin e mundshëm të kufirit.
“Qëndrimi ynë është i qartë: ne mbështesim gjithçka që palët bien dakord, si dhe korrigjimin e mundshëm të kufirit, nëse kjo përfundimisht çon në një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do të sillte më shumë stabilitet. Qëllimi duhet të jetë që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje në dialog”, ka thënë Kurznë Vjenë, në një intervistë për agjencinë serbe Tanjug.
Duke theksuar rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe kthimin e të dyja palëve në tryezën e bisedimeve, Kurz theksoi se nga zgjidhja e kësaj çështjeje varet edhe procesi i integrimeve evropiane.
“Është e nevojshme një dinamikë e re, sepse zgjidhja në kuadër të dialogut është parakusht për një anëtarësim të mëvonshëm në BE”, tha Kurz, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse BE-ja ka fuqi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, si dhe ‘nëse ajo ka ndikim në Prishtinën, e cila injoroi thirrjet nga Brukseli për të hequr taksën për mallrat nga Serbia’, kancelari austriak tha se BE-ja ka mundësi të ndryshme të veprimit.
“BE e bën këtë gjatë gjithë kohës, por në fund të fundit, gjithçka varet nga Beogradi dhe Prishtina, të cilat kanë nevojë për ‘një dëshirë të mjaftueshme politike për të bërë kompromis’”, tha ai.
Ai ka përshëndetur emërimin e Matthew Palmer si të dërguar special të SHBA për Ballkan, sepse, sipas tij, ‘SHBA-ja dhe BE-ja vetëm bashkarisht mund të vijnë te një arritje politike në Ballkan’.
“Shpresoj që Palmer të jetë në gjendje të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje. Jam i bindur se BE do të punojë ngushtë me të”, tha Kurz.
Kancelari austriak porositi se angazhohet për një perspektivë të qartë të qasjes për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, natyrisht me përmbushjen e kritereve të reformave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A