LAJMI I FUNDIT:

Ambienti i pastër, sfidë e përbashkët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ambienti i pastër, sfidë e përbashkët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini, me të cilin kanë diskutuar thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve për ngritjen e cilësisë së ajrit, si dhe trajtimin e ujerave dhe mbeturinave në zonat kufitare.

Matoshi pas takimi tha se janë të vetëdijshëm se krijimi i një ambient të pastër është sfidë e përbashkët e këtyre dy vendeve fqinje.

Ai u shpreh se në takim kanë diskutuar për trajtimin e ujërave por edhe të mbeturinave ndërkufitare.


“Jemi jashtëzakonisht shumë të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm që sfidat që i kemi për ambient të pastër dhe sfidat që i kemi në luftën tonë për rezervat ujore,  për ajër më të mirë, janë sfida të përbashkëta. Këto probleme nuk njohin kufijtë, janë probleme që tejkalojnë kufijtë dhe vetëm së bashku mund t’i arrijmë një nga një. Diskutuam për ngritjen e cilësisë së ajrit, natyrisht e njoftova për lajmin e jashtëzakonshëm që Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e fundit para shpërbërjes së tij ka votuar fondet IPA, që parashohin 73 milionë euro për ndërtimin e filtrave të Kosovës B, nga e cila ka pasur ndotje kohë pas kohe edhe Maqedonia Veriore. Po ashtu folëm edhe për mbrojtjen e ujërave ndërkufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, për mundësitë e përbashkëta të vendeve tona në trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë të Veriut, Naser Nuredini duke e quajtur këtë takim si të frytshëm, tha se diskutuan për cilësinë e ajrit dhe trajtimin e mbeturinave në të dy vendet.

“Ne kemi diskutuar në thellësi për cilësinë e ajrit në qytetet tona, kemi folur për menaxhimin e mbeturinave, ne mezi presim të punojmë së bashku në sektorë të ndryshëm, mendoj se vendet dhe rajonet tona përballen me sfida shumë të ngjashme, dhe unë mendoj se mënyra më e mirë për të ecur përpara është të punojmë së bashku dhe të përpiqemi të krijojmë zgjidhje, gjithashtu shpresojmë të punojmë në projekte të mëtejshme ndërkufitare përmes donatorëve ndërkombëtar, shpresoj që ky takim të jetë fillimi për vazhdimin e mëtutjeshëm të punës midis vendeve tona”, tha ai.

Përndryshe, Matoshi tha se Kosova së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më datën 21 shtator, në ditën e pastrimit do të shprehin gatishmërinë e Ballkanit në luftën kundër ndotjes duke ndërmarrë aksione për pastrim të disa zonave kufitare./kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori