Drejtuesit e institucioneve, të angazhuar me çështjet evropiane, po zhvillojnë një ofensivë diplomatike për të bindur, siç thonë, kryeqendrat e Bashkimit Evropian,për marrjen e një vendimi pozitiv në tetor për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka qëndruar në Paris, Berlin dhe Bruksel, prej nga ka shprehur besimin e marrjes së datës, duke theksuar se krerët evropianë “do ta kenë të vështirë t’i thonë jo Maqedonisë së Veriut”.
Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndodhet në turne diplomatik në Suedi, Çeki, Belgjikë e vende tjera, gjithashtu për të marrë mbështetjen për procesin e integrimit evropian. Pavarësisht problemeve me të cilat përballet vendi në sferën e gjyqësorit, Osmani beson se Maqedonia e Veriut do ta marrë datën e shumëpritur të nisjes së bisedimeve me BE-në.
“Unë mendoj se me atë që kemi bërë mund të bëjmë dallimin se kush ishim para tre viteve e ku jemi tani. Me plotë meritë mund të konstatoj se më 15 tetor Maqedonia e Veriut do ta marrë datën e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Bujar Osmani.
Edhe nga OBRM-PDUKM-ja thonë se po punojnë që vendi të marrë datën, por se kjo do të jetë e vështirë, për shkak të, siç thonë, gjendjes së keqe në gjyqësor.
“Ne gjithandej lobojnë për marrjen e datës së bisedimeve. Këtë çështje e kemi ngritur dhe e përsërisim në të gjitha takimet më përfaqësues ndërkombëtarë, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se datë për bisedimet me BE-së vështirë të merret me kriminalitet dhe skandale si ‘Haraçi’, që tani është aktual në shtet”, ka deklaruar Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM-ja.
Njohësit e çështjeve politike thotë se partitë duhet të angazhohet shumë më tepër në takime, por edhe në përmbushjen e obligime që të mos lëshohet ky rast, të cilin ata e vlerësojnë si historik.
“Ministrat duhet të bëjnë përpjekje, para se gjithash në takime me vendet që ende kanë dilema për datën me vendin tonë. Brukseli nuk është problem, por kjo nuk vlen edhe për Parisin. Aty duhet harxhuar më shumë energji. Të shihet apo të punohet që të na ndajnë nga Shqipëria, nëse ajo përfundimisht nuk ka kalon te vendet e BE-së”, thotë Lupço Petkovski, drejtor ekzekutiv i qendrës për strategji evropiane.
Megjithatë, sipas tij, deri në momentin e fundit gjithçka do të mbetet e paqartë. Maqedonia e Veriut, sipas tij, argument të fuqishëm ka Marrëveshjen e Prespës, që tani ka mbetur nën hijen e zhvillimeve tjera në vend.
“Prespa është një argument i fortë në anën tonë, por fatkeqësisht sikur ka nisur të zbehet. Rastin ‘Haraçi’ mund ta shfrytëzojnë ato shtete që hezitojnë për caktimin e datës. Ato thonë se ne si shtet nuk kemi bërë gjë pasi ja na ndodhin raste të rënda kriminale”, thotë Petkovski.
Maqedonia e Veriut, statusin e shtetit kandidat e ka marrë që në vitin 2005 dhe shumë herë ishte thënë se ajo ka përmbushur kushtet e anëtarësimit në NATO dhe të nisjes së bisedimeve me BE-në, por se kushtëzohej me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Pas mbylljes së këtij problemi në qershor të vitit të kaluar, vendi së shpejti rrumbullakson procesin e anëtarësimit në NATO, por ajo e bisedimeve me BE-në mbetet ende e paqartë./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit