LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Gjilanit hap konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Gjilanit hap konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve themelore- bachelor  në vitin akademik 2019/2020.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të universitet “Kadri Zeka”, thuhet se në vitin e parë të studimeve në afatin e dytë  plotësues do të pranohen 488 studentë të rregullt në studime bachelor, transmeton Telegrafi.

“Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç. Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, po ashtu, mund të pranohen edhe 2 % e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse 1 % e kandidatëve mund të pranohen edhe nga Mali i Zi, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç. Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master oraret do të jenë si në vijim paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 16.09.2019 deri më 21.09.2019 nga ora 9.00 deri në orën 16.00, me përjashtim të dielave. Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e universitetit. Provimi pranues do të mbahet më 24.09.2019. Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 23.09.2019. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 25.09.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit”, thuhet në njoftim.


Kandidatët të cilët nuk mund të pranohen, kanë të drejtë ankese, më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve.

“Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakultetet përkatëse më datë 28.09.2018 duke filluar nga ora 10.00”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori