Kandidatja për deputete nga lista e PDK-së, Dhurata Hoxha, aktualisht Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, ka ftuar gratë dhe të rinjtë ta bëjnë 6 tetorin ditë feste për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka theksuar se Kadri Veseli, duke fokusuar çështjen e barazisë gjinore, fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe avancimin e të rinjve, rrjedhimisht, me tërë peshën e përgjegjësisë ka vënë prioritet luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative. Këto dukuri negative, jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kanë larguar nga proceset pozitive në vend, duke mos u bërë pjesë e procesit dhe gjithëpërfshirjes së zhvillimit të vendit”.
Postimi i plotë:
“Qytetarë të nderuar,
Bëj pjesë në listën fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, bëj pjesë në ekipin e fitores së liderit tonë, Kadri Veseli, jam krah grave dhe burrave më të devotshëm, të cilët do të korrin fitore më 6 tetor.
Prania ime në këtë listë, nuk është e rastit, andaj, me tërë qenien time, ashtu si deri më sot, edhe më tej, me përkushtimin më të madh, do të angazhohem të përfaqësoj gruan e Republikës së Kosovës.
Gruaja në vendimmarrje, ende është sfidë, por, gjatë përvojës mbi 15 vjeçare në institucionet vendore e ndërkombëtare, kam dëshmuar se ne jemi po aq të forta për vendime të mëdha, vendime komplekse dhe me përgjegjësi.
Fuqizimi i gruas, ishte dhe është prioritet i partisë lidere në vendin tonë. Avancimi i të rinjve, nga PDK-ja, është mostër e dhënies së përgjegjësisë, të rinjve të arsimuar dhe profesional nga universitetet më të mira, në krye të detyrave të rëndësishme për vendin.
Lideri I PDK-se, Kadri Veseli, pikërisht, duke fokusuar çështjen e barazisë gjinore, fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe avancimin e të rinjve, rrjedhimisht, me tërë peshën e përgjegjësisë ka vënë prioritet luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive tjera negative.
Këto dukuri negative, jo vetëm gratë, por edhe të rinjtë i kanë larguar nga proceset pozitive në vend, duke mos u bërë pjesë e procesit dhe gjithëpërfshirjes së zhvillimit të vendit. Për t’u përballur me këto të këqija në vendin tonë, dil voto më 6 tetor, për platformën e cila me tërë fuqinë e lufton korrupsionin, nepotizmin dhe dukuritë negative.
6 Tetori do të jetë festë për Republikën e Kosovës, në veçanti për gratë dhe të rinjtë e vendit tonë.
Andaj, ne, më shumë se kurrë, gratë e këtij vendi, kemi arsye dhe argumente, të mobilizohemi si asnjë herë më parë, për fitoren e vizionit tonë, të përfaqësuar si asnjë herë më parë, qartë dhe thjeshtë në moton tonë: Ndërtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin!” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje