Privatizimi i ndihmës së shpejtë, a do të paguajnë qytetarët nga xhepi i tyre?
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi privatizim të ndihmës së shpejt, por tha se paraprakisht do të ketë debat publik për lidhjen e partneritetit publiko-privat për shfrytëzim më efikas të ndihmës së shpejtë. Në debat, siç tha do të përfshihen ekspert të mjekësisë edhe të fushës ekonomike. Ministri tha se kjo do të jetë në të mirë të qytetarëve dhe se kjo nuk nënkupton rritje të participimit që e paguajnë qytetarët.
“Marrëveshje private-publike donë të thotë vetëm shfrytëzim më racional të mjeteve të cilat vetëm se po harxhohen, me të vetmin qëllim të sigurojmë sistem shëndetësor më efikas. Të kemi qasje sa më të lehtë në cilëndo pjesë në të cilat i kemi filluar përgatitjet dhe analiza dhe harxhimi të ngelet i njëjtë apo eventualisht sipas analizave edhe të zvogëlohen. Në asnjë moment cilido shërbim shëndetësor për pacientët si harxhim nuk do të thotë rritje e participimit nga ana e tyre”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Reaguan menjëherë nga OBRM-PDUKM. Nga atje thonë se Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në institucion privat.
“Me siguri meqë veç më e ka paralajmëruar, ka ndonjë kompani potenciale e afërt me LSDM-në dhe Zoran Zaevin e cila do të mund ta merrte edhe këtë pjesë të funksionimit të shëndetësisë. Gjithçka që nisën paraprakisht në atë mënyrë, qoftë me partneritet publiko-privat, qoftë me tenderë me afate më të gjata, të mos i përmend tenderin për sterilizim dhe reagent ka vetëm një qëllim, vetëm ta fitojnë njerëz të afërt me LSDM-në, apo të Filipçes që në një të ardhme do të mund të përfitonin”, u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.
Pyetëm disa qytetarë se çfarë mendojnë për privatizimin e ndihmës së shpejtë.
“Harxhimet gjithnjë janë më të mëdha në sektorin privat. Këtë e ndjejnë qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore”, tha një qytetar.
“Gjithsesi, private duhet të mbushet me para. Do të jetë e vështirë edhe për vet pacientët. Nuk do të kenë para të mjaftueshme për të mirëmbajtur shëndetin e tyre”, tha një qytetare.
“Sigurisht do të jetë më mirë. Secili privatizim nëse është i suksesshëm është i mirë. Nuk besoj se do të kenë harxhime më të mëdha”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Nuk e di çfarë të them, me të vërtetë nuk dij. Tani gjithçka ka ndryshuar, nuk e di”, potencoi një tjetër qytetare.
Ndryshe, paralajmërimin për lidhjen e partneritetit publiko-privat ministri i shëndetësisë Venko Filipçe e bëri dje, por ai pohoi se kjo nuk do të ndodhë nëse nuk kalon në debatin publik që pritet të mbahet në muajin nëntor./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet