LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM nuk dëshiron që të rritet paga minimale

LSDM: OBRM-PDUKM nuk dëshiron që të rritet paga minimale

OBRM-PDUKM është kundër çdo mase që është në interes të qytetarëve dhe sjell më shumë para në buxhetet e familjes, thonë nga LSDM.

“Përmes anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Trajko Sllavevski, thanë se kundërshtojnë rritjen e pagës minimale.


Janë mësuar vetëm për të vjedhur nga qytetarët, OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski janë kundër rritjes së pagave”, theksohet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje deklarojnë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë kundër rritjes së pagës minimale dhe të gjitha pagave, pasi ato janë mësuar që paratë të përfundojnë vetëm në shtëpinë e bardhë, në mënyrë që të pasurojnë ato.

Nga tje shtojnë se LSDM përmes masave dhe politikave specifike siguron kushte për rritjen e pagave në të gjithë sektorët. Pagat po rriten dhe do të vazhdojnë të rriten, së shpejti pasuar nga një rritje e re e pagës minimale./Telegrafi/