Dhembjet dhe shtangimi i qafës dhe në pjesën qafore të kurrizit, të cilat ndonjëherë janë shkaktarë të dhembjeve të forta të kokës, janë simptoma më të shpeshta të grumbullimit të stresit në trup
Shumica e njerëzve pjesën më të mirë të ditës e kalon duke qëndruar ulur në pozitë të kërrusur dhe prandaj nuk është për t’u habitur që pikërisht problemet janë mu në atë pjesë të trupit, bashkë me dhembjet në pjesën e poshtme të shpinës, aktualisht pengesa më të shpeshta shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Kur dhembja pushon, ju rekomandojmë t’i bëni këto pesë ushtrime të lehta në mënyrë që të zvogëloni presionin në qafën dhe kurrizin tuaj.
Secilën nga pozitat e përmendura është e nevojshme t’i përsëritni tri deri në pesë herë.
Shtrirja anash e qafës
Uluni me këmbë të kryqëzuara. Duke marrë frymë me dorën e majtë kapni veshin e djathtë dhe duke nxjerrë frymën lehtë shtrijeni anën e djathë të qafës, duke mbajtur supin e djathtë sa më ulët.
Përsëriteni 3 – 5 herë dhe ndërroni anët.
Kthesa në pozitën ulur
Me këmbë të kryqëzuara, shuplaka e majtë vendoset në gjurin e djathtë, ndërsa shuplaka e djathtë në dysheme pas bishtit.
Kur merrni frymë kurrizi zgjatet, ndërsa kur nxirrni frymën torzoja lehtë rrotullohet djathtas, duke orientuar shikimin sipër supit të djathtë. Përsëriteni 3 – 5 herë, pastaj ndërroni anët.
Pozita Gomukhasana
Gjuri i djathtë mbi të majtin. Kur merrni frymë ngrihet dora e majtë, kur nxirrni frymën shuplaka e majtë vendoset në shpinë, pas shpatullave. Kur merrni frymë dora e djathtë rrotullohet pas shpine dhe kur nxirrni frymën kapet shuplaka e majtë në nivel të shpatullave. Gishtat kapen.
Bashkë me supet e lëshuara ngrihet shikimi hapet pjesa e parë e qafës dhe shtrihet kurrizi. Mbani 3 – 5 minuta frymën dhe nxirreni. Në versionin tjetër mjekra lëshohet në koshin e kraharorit, ndërkaq torzoja lëshohet në drejtim të gjunjëve. Ndërroni këmbët dhe përsëriteni me dorën tjetër.
Tigri apo macja
Shuplakat janë në gjerësi të supeve dhe barten në dysheme, ndërkaq gjunjët një gjerësi të kërdhokullave.
Duke lëshuar kërthizën në drejtim të dyshemesë, kur merrni frymë hapet koshi i kraharorit dhe shikimi shkon në drejtimin lart (tigër), derisa kur nxirrni frymën, kërthiza tërhiqet në drejtim të kurrizit, ndërkaq mjekra lëshohet në drejtim të gjoksit, duke zgjeruar hapësirën midis shpatullave (macja).
Matsyasana (pozita e peshkut)
Me këmbë të shtrira dhe shputa të bashkuara, mbështeteni në bërryla dhe në llërë. Shuplakat janë nën vithe. Hapni dhe ngrini koshin e kraharorit, ndërkaq kokën e lëshoni në drejtim të dyshemesë, duke zgjatur dhe lëshuar qafën.
Qëndroni në këtë pozitë 5 – 8 marrje fryme dhe nxjerrje fryme. Relaksohuni në pozitë shavasane disa minuta. Kënaquni në dhomën tuaj të ndejës me rutinën e ushtrimeve! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos