LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Erdhi dita, ata që rrënuan vendin të thyejnë qafën

Kurti: Erdhi dita, ata që rrënuan vendin të thyejnë qafën

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se ndër vendimet e para që do t’i marrë nëse zgjidhet kryeministër, është reduktime i shpenzimeve qeveritare. Ai tha se do të zvogëlojë qeverinë me numër të zëvendëskryeministrave, ministrave e këshilltarëve.

Kurti i tha në prezantimin e listës së Vetëvendosjes për deputetë, për të cilën tha se pas 6 tetorit, do t’i japin Parlamentit një pamje të re.

Në prezantimin e listës së kandidatëve për deputetë, Albin Kurti tha se me të kryeministër, do të ketë njerëz meritor në udhëheqje të ministrive.


“Kur të numërohet edhe vota e fundit e 6 tetorit, Parlamenti do të ketë një pamje të re, ku pjesë me madhe do të jetë e mbushur me këto gra e këta burra, që sot janë pjesë e listës së fitores, listës së ndryshimit. Më falni që po i fshij djersët, por unë jam mësuar në shesh pa tavan, plus nuk po shkon vera. Pra në njërën anë ne të Vetëvendosjes do t’i japim Parlamentit njerëz të devotshëm e të ndershëm, të guximshëm e të dijshëm, e në anën tjetër do të krijojmë qeverinë më profesionale në historinë e Kosovës”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Ai tha se gjatë historisë së Kuvendit ka pasur deputetë që u ka munguar edukimi, kultura, dija e përvoja. Sipas tij, kjo e ka dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve te deputeti.

Kurti shtoi se lista e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit është dëshmi e një qasje ndryshe. Ai tha se lista përfshinë juristë që e njohin kushtetutën dhe ekonomistë që njohin mundësitë ekonomike të Kosovës, siç tha ai, e dinë se çfarë politika duhen për të kaluar nga një ekonomi e rrënuar dhe e vjedhur në një ekonomi që zhvillon e punëson.

“Kanë kaluar 20 vjet prej kur Kosova u çlirua nga okupatori i jashtëm, ama uzurpuese e brendshme, nga një klan i pangopur i njerëzve që rrjepën e gërryen pasurinë e vendit dhe buxhetin e shtetit, që e rritën qeverinë, dhe e rrudhën shtetin, që e bënë qeverinë më shumë se sa pushtet, kurse shtetin më pak sesa republikë, më 6 tetor kjo merr fund. Andaj ndër vendimet e para që do të marr në zyrë ne kryeministrit do të jetë ai i reduktimit të shpenzimeve qeveritare. Kjo përfshin zvogëlimin e qeverisë, numrit të zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve e të tjera dhe pa shpenzimet e luksit dhe mëditjeve”, tha ai.

Sipas tij, koha e pushtetit si privilegj e si biznes në kurriz të qytetarëve po përfundon dhe po vjen dita e përgjegjësisë.

“Shumë na kanë dëmtuar ekonominë dhe na e kanë rrënuar drejtësinë por më në fund erdhi dita kur ndajmë të mirë nga e keqja, të drejtin nga keqbërësi. Shumë na kanë zvogëluar popullsinë e na e kanë nëpërkëmbur dinjitetin e na e kanë prishur imazhin por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e të kthejmë shpresën e gëzimin, e nderin për vendin”, tha ai.

Në prezantimin e listës me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit, Kurti tha se lista është e mbushur me njerëz me parime e vlerë, që kanë shpresë e guxim për të marshuar drejt një të ardhme ndryshe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori