LAJMI I FUNDIT:

Dikur agjente e fshehtë në CIA, sot garon për kongres – befason të gjithë me videon e prezantuar

Dikur agjente e fshehtë në CIA, sot garon për kongres – befason të gjithë me videon e prezantuar

Valerie Plame është ish-agjentja e fshehtë që dikur shërbente në CIA, që tani ka filluar fushatën për kongresiste të New Mexicos së Shteteve të Bashkuara.

Në videon e shpërndarë, transmeton Telegrafi, 56-vjeçarja e vozitë një makinë së prapthi nëpër pluhur, si simbolikë se punët në shtetin ku jeton nuk janë duke shkuar mbarë.

“Jemi duke shkuar prapa në sigurinë shtetërore, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e grave. Duhet ta kthejmë shtetin në rrugë të mbarë”, dëgjohet duke thënë Plame, pasi ta ketë kthyer makinën për 180 shkallë.


Të gjithë kanë mbetur të befasuar, kur Plame e akuzon Scooter Libby, si ish-pjesëtar i stafit të Dick Cheney se bëri disa lëshime, që ishin shkaktare që të mësohet se ajo është agjente e fshehtë.

Me video ku tregon se e ka pasur babanë dhe vëllanë ushtar, ish-agjentja akuzon se u tradhtua nga pushteti, u detyrua të linte Washingtonin që të shkonte të rriste fëmijët në New Mexico, shtet të cilin e konsideron si shumë të mirë.

Derisa e sfidon presidentin Donald Trump, ajo thotë se i duhen edhe disa pikë për të fituar dhe të fitojë ulën në kongres. /Telegrafi/

https://youtu.be/ICW-dGD1M18

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori