Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot se plani i tij kundër korrupsionit do të fillojë të realizohet brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes së tij.
Veseli në një intervistë për KosovaPress, u shpreh se pas fitimit të zgjedhjeve, qeveria e udhëhequr nga ai do ta formojë Byronë Anti Korrupsion, e cila do të ketë strukturë të posaçme që do të ndërtohet në partneritet të ngushtë me partnerët perëndimorë, konkretisht SHBA-te dhe BE-në.”
Do të jenë veprime konkrete brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes sime, natyrisht në bashkëpunim me ShBA-të dhe partnerët tanë nga Bashkimi Evropian, veprime të cilat do të përfshijë Gjyqësinë, Prokurorinë dhe Policinë, veprime konkrete të cilat kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit, konfiskimin e pasurive, të cilat janë bërë në mënyrë të paligjshme. Për aq sa janë veprime në krijimin e komisionit parlamentar i cili do të udhëhiqet nga opozita kundër korrupsionit, veprimet e legalizimit, veprimet e përgjegjësisë civile, penale. Do të thotë është një ndërmarrje e cila do të jetë bukur e gjerë, ku mbi të gjitha qëndron Byroja ekzekutive, një organizim i cili na është kërkuar nga ShBA-të, në mënyrë të veçantë edhe më herët për veprime të cilat janë efikase, konkrete, pa fjalë shumë në luftën kundër njerëzve të cilët po e dëmtojnë pasurinë publike, në luftën e njerëzve të cilët janë të korruptuar dhe të cilët nuk po e dinë kur është fundi”, tha ai.
I pari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Byroja Kombëtare Anti-Korrupsion do të realizohet brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes së tij.
Ai tha se do të ketë veprime konkrete ndaj njerëzve që e konsiderojnë vetën të paprekshëm dhe të cilët e dëmtojnë pasurinë publike.
“Jo që besoj se do të realizohet, por ajo ka me u realizua brenda 100 ditëshit të parë për faktin se ne kemi tanimë përgëzimet e para nga partnerët tanë, ShBA-të dhe partnerët perëndimor nga Bashkimi Evropian. Do të ketë veprime konkrete në Gjyqësorin, Prokurorinë dhe në Policinë e Kosovës, në të cilat do të bëhen veprime në mënyrë më efikase, më të drejtpërdrejtë për të ashtuquajturin njerëz që e konsiderojnë vetën se janë të paprekshëm. E ne do t’i prekim, do t’i prekim drejtpërdrejtë, do t’i godasim të gjithë ata njerëz të cilët janë duke e dëmtuar pasurinë publike. Të gjithë ata njerëz që mendojnë se mund të bëjnë gjithçka e askush nuk i ndal, për aq sa do t’iu konfiskohet pasuria e tyre. Është ndërmarrja më serioze që ka qenë 20 vitet e fundit, kemi marrë shumë kritika nga Bashkimi Evropian dhe ShBA-të, është koha të veprojmë dhe do të veprojmë. Byroja ekzekutive do të jetë realitet brenda 100 ditëshit të parë”, tha Veseli.
Sa i përket planit të tij për legalizimin e shtëpive, Veseli tha se ky plan i tij mund të realizohet brenda dy viteve.
“Unë besoj jo për dy vite, por shumë më shpejt do të fillon dhe do të përfundojë brenda dy viteve. Ne flasim me përfundua brenda dy viteve legalizimi i 350 mijë ndërtimeve të cilat janë aktualisht pa legalizuara, ka kosto vetëm 1 euro për metër katror. Kjo nënkupton realizimin e një burimit të madh financiar, 10 miliardë euro të cilat do të jenë në ekonominë e Kosovës, do të jenë tek familjet tona, për aq sa do të largon abuzimet. Edhe një herë po e përsërisë dhe krijon një mundësi që të ketë transaksione të cilat lidhen financiare edhe për pronat private, familjaret të cilat i kanë të vetat legalisht. Në të njëjtën kohë, procesi i legalizimit nuk do të thotë legalizim i pronave të cilat janë abuzuar nga të ashtuquajturit të fortit e ligë të pronësisë publike. Do t’i jepet vula përmes këtyre dy viteve ato që legalizohen legalizohen në masën 99 përqind, por ato ku cenohet prona publike, ku është uzurpuar prona publike, ku u shkatërrua interesi publik do të rrënohen”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët
Qindra miliona euro dëm në buxhetin e Maqedonisë V. – Konfiskim minimal i pasurisë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet