Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini dhe përfaqësues të bizneseve kanë pritur drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezi dhe stafit të tij, ku kanë diskutuar lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat po ballafaqohen dy palët dhe atë sesi ATK-ja të jetë në shërbim të bizneseve dhe prodhuesve vendorë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar që së bashku me ATK-në kanë arritur të ndryshojnë mentalitetin fiskal të bizneseve, ku ka numër më të madh të bizneseve të deklaruara, fiskalizuara e që paguajnë më shumë taksa shtetin.
“ATK ka ngritur performancat e saj profesionale dhe bizneset kanë arritur të ngritin nivelin e mbajtjes në kontributet dhe taksat e tyre fiskale. ATK është në proces me tutje të fiskalizimit dhe barazisë në treg, kjo e bënë që informaliteti mbetet nën 30%. Bizneset paguajnë taksa të rregullta i ndihmojnë në performancën e tyre që të fitojnë kredi apo ndonjë beneficion e kredi të ndryshme”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së tregoi se 565 biznese prodhuese kanë përfituar lehtësira të ndryshme nga reformat e realizuara nga institucionet. Kjo e bënë tregun e Kosovës më interesant për prodhim.
Ai tregoi se nga drejtori i ATK-së kanë marr përkrahje të madhe në rritjen e bashkëpunimit.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi, tha se vazhdimisht po mundohen të jenë afër bizneseve në të gjitha format.
“Ne mundohemi të jemi partner e jo pale dhe kemi trajtim të barabartë. Bizneset po e kuptojnë se po trajtohen njëjtë kur dihet se jemi zbatues të ligjit e jo politikë bërës. Mbi 90 për qind jemi me legjislacion ndërkombëtar”, tha Murtezi.
Sipas tij institucionet kanë bërë reforma e lehtësira për bizneset sidomos atyre prodhuese. Janë paraqitur 595 kërkesa për lirime të lëndës së par, makinerisë e tjera, ku 30 janë refuzuar për arsye të ndryshme të tjerat janë miratuar sivjet.
Ai tregoi edhe për lehtësira tjera që kanë ndodhur dhe se do të vazhdojnë të investojnë në sistemin elektronik për përfundimin më të lehtë të pagesave edhe pas orarit të punës dhe atë edhe jashtë zyrave të ATK-së.
“Jemi duket punuar e reformuar sistemin në shumë fusha dhe rezultatet do të shihen nga fillim viti, ku më shumë do të punohet nga sistemi sesa nga njeriu në terren e po ashtu edhe inspektimet e format do të ndryshojnë”, tha Murtezi.
Drejtori i ATK-së tregoi se në këtë vit ka pasur rreth 12 % të hyra më shumë se në vitin e kaluar apo mbi 35 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar e cila rritje ka ardhur si rezultat I avancimit të vetëdijes së taksapaguesve. Po ashtu është arritur të ulen borxhet.
Kjo frymë do të avancohet tutje si dhe vazhdojmë me reforma të ndryshme e të krijojmë lehtësira për biznesin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova