LAJMI I FUNDIT:

Stafanova: Prokuroria do të vendosë kush do t’i udhëheqë lëndët e PSP-së

Stafanova: Prokuroria do të vendosë kush do t’i udhëheqë lëndët e PSP-së

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova sot tha se për momentin dorëzohen lëndët e PSP-së në Prokurorinë Publike.

Sa i përket nëse do të mbeten të njëjtët prokurorë që do t’i udhëheqin lëndët e PSP-së, Stefanova deklaroi se ende nuk dihet, përkatësisht Prokuroria Publike do të vendosë një gjë të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë ditës së djeshme, PSP njoftoi se është e gatshme t’i dorëzojë lëndët dhe dëshmitë në Prokurorinë Publike.

Në njoftim nuk u theksua nëse në Prokurori Publike do të dorëzohen edhe audio-incizimet, përkatësisht përgjimet ilegale.

Javën e kaluar, kryeprokurorja speciale Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim për rastin ‘Haraçi’, kërkoi nga Prokuroria Publike t’i ndërmerr të gjitha lëndët, hetimit dhe procedurat parahetimore./Telegrafi/