LAJMI I FUNDIT:

Në Abi Çarshia Prizren mund ta shijoni artin e përzierjes së kafes italiane me kakaon më të mirë në botë

Në Abi Çarshia Prizren mund ta shijoni artin e përzierjes së kafes italiane me kakaon më të mirë në botë

Cioccolatitaliani është restauranti i parë italian me dedikim të tërësishëm ndaj botës së çokolatës dhe kafes. Ky restaurant sjell artin e përzierjes së çokolatës më të mirë në botë me kafen, gelato, ëmbëlsirat sikurse pastat dhe ushqimin italian.

Në këtë restaurant me koncept ekskluziv, që gjendet në kompleksin tregtar “Abi Çarshia” në Prizren, gjithçka fillon nga lënda e parë më e mirë, me cilësitë e tyre unike dhe të çmuara për ta bërë të veçantë secilën herë një filxhan espresoje, një gelato, një ëmbëlsirë apo një pjatë kryesore.

Cioccolatitaliani ndërthurr kakaon më të mirë me kafen më të mirë, ku vet talenti italian i kombinon të dyjat dhe bën mrekulli, duke sjellë përvoja të reja për konsumatorin.

“Cioccolatitaliani është brend italian. Ky restauarant ekskluziv është i pakrahasueshëm në Kosovë dhe në rajon. Ofron rreth 200 produkte cilësore me shije të jashtëzakonshme. Përmbajtja e të gjitha produkteve është e veçantë. Në e përdorim lëndën e parë më cilësore dhe nuk kursejmë në prodhimin e produkteve, ashtu që të ofrojmë shije të jashtëzakonshme por edhe vlerë për pagesën”, thotë Venesa Nushi, menaxhere e restaurantit Cioccolatitaliani në “Abi Çarshia”.
Cioccolatitaliani ka krijuar një kulturë të re produktesh rreth botës së çokolatës, duke përzier kakaon më të mirë në botë me ëmbëlsirat e gelato, deri te kafeteria dhe kuzhina.

“Cioccolatitaliani përdorë kakaon ‘Fino De Aroma’, që klasifikohet si më e mira në botë, si bazë për të gjitha produktet e saj. Çokolata dhe kafeja gjithmonë vijnë bashkë, në një lidhje të përsosur. Në këtë mënyrë, ‘Fino De Aroma’ takohet me kafen italiane të fituar nga përzierja e 12 llojeve të kafes. Ky takim i jep jetë kryeveprave të vogla, që mund të shijohen aktualisht në restaurantin tonë në ‘Abi Çarshia’ në Prizren”, pohon Nushi. Sipas saj, ‘Fino De Aroma’ pasuron edhe gelato e Cioccolatitaliani, që është unike falë prodhimit artizanal. Prodhim shtëpiak janë edhe ëmbëlsirat e llojeve të ndryshme me shije të pakrahasueshme. Po njashtu edhe pastat prodhohen aty për aty, për t’u përgatitur më pastaj me recetat italiane. Ndërsa brumi i picave vjen prej Italisë, sikurse edhe ai i kroasanëve. Sandviçët e ftohtë janë befasia e fundit për klientët. Ndërkohë ka një morri specialitetesh për fëmijë. Kjo është edhe arsyeja që Cioccolatitaliani vizitohet nga klientët nga Kosova dhe rajoni.

“Cioccolatitaliani ofron gjithçka prej kafes, ëmbëlsirës, deri te pastat dhe pjatat kryesore. Çdo klient që do të vjen këtu do ta përjetojë dimensionin e fundit të shijes. Kushdo që dëshiron të përjetojë përvojën e një ambienti me specialitete italiane është i mirëseardhur”, thekson Nushi.

Ajo tregon se Cioccolatitaliani në Prizren është hapur më 29 shtator 2018, në qendrën tregtare “Abi Çarshia” që ofron parking të sigurt e ambient të qetë e të organizuar. Prej asaj date shija e kafes italiane, ëmbëlsirave, gelatos, sikurse edhe pastave dhe picave italiane mund të shijohet në këtë restaurant ekskluziv, ngjashëm sikurse në 40 pika tjera, që ndodhen në shtete të ndryshme.

“Bëhet fjalë për një investim serioz nga një brend ndërkombëtar, që vjen me konceptin e ekskluzivitetit. Përvoja dhe ekspertiza e madhe e menaxherëve të Cioccolatitaliani ka bërë që një projekt i tillë të funksionojë në vende të ndryshme, pikërisht si një perandori në ngritje. Kafja dhe produktet nga kakaoja në Cioccolatitaliani shijohet njëjtë në Prizren, por edhe në Itali, Qatar, Bahrein, Shqipëri, etj. Kjo ngase standardet e aplikuara nga Cioccolatitaliani i japin rëndësi të madhe prodhimit të produkteve në mënyrë strikte si në manuale. Prandaj edhe i tërë stafi ka vijuar trajnimin e domosdoshëm”, thotë menaxherja Nushi. Ndërkohë për të siguruar se secili vizitor merr shërbimin e duhur ofrohet edhe anketa, ashtu që çdo klient të paraqes përshtypjet e tij lidhur me atmosferën, pastërtinë, menynë, cilësinë e shërbimit dhe ushqimit, sikurse edhe vlerën për pagesën.

Krahas shërbimeve të lartcekura, Cioccolatitaliani pranon edhe porositë për tortat me recetë italiane për ceremonitë festive. Një tjetër risi është biçikleta italiane, e cila mund të përdoret për të ëmbëlsuar eventet ose festimet tuaja në të gjitha qytetet e Kosovës.

Pos pikës në “ABI Çarshia” në Prizren, Cioccolatitaliani planifikon zgjerimin edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Për më shumë informata rreth Cioccolatitaliani mund ta përcillni faqen në:
Instagram: https://www.instagram.com/cioccolatitalianiks/ 
Facebook: https://www.facebook.com/cioccolatitalianiks/

artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar