LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon guvernatoren e Tokios, i kërkon binjakëzim me Prishtinën

Thaçi takon guvernatoren e Tokios, i kërkon binjakëzim me Prishtinën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në takim nga guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike.

Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi fillimisht e ka falënderuar atë për mbështetjen që ajo, deputetë të Parlamentit dhe Qeveria japoneze i ka dhënë popullit të Kosovës në vitet më të vështira të luftës.


“Jemi shumë mirënjohës që gjatë dhe menjëherë pas luftës ju personalisht keni ndihmuar refugjatët e Kosovës”, ka shtuar ai.

Guvernatorja Koike ka kujtuar se si ka organizuar dorëzimin e shtëpive që janë përdorur nga popullata japoneze pas tërmetit në Kobe në vitin 1995.

Ajo ka thënë se ende mban në mend pamjet e luftës dhe të refugjatëve të Kosovës.

Ndërkaq presidenti Thaçi ka theksuar se mbështetja në ditët më të vështira të luftës është bazament i fortë i bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

“Në frymë të zgjerimit dhe forcimit të këtyre marrëdhënieve, do të ishte në interes të përbashkët që të kemi një binjakëzim të dy kryeqyteteve tona. Përvoja e Tokios do të ishte përcaktuese për zhvillimin e kryeqytetit tonë”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi, po ashtu ka përgëzuar guvernatoren, Yuriko Koike për përgatitjet që janë bërë në organizmin e Lojërave Olimpike më 2020, ku Kosova pritet të përfaqësohet nga shumë atletë.

“Jam i bindur se Kosova edhe kësaj radhe do të fitojë medalje”, ka shtuar ai.

Ndërsa, guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike iu ka uruar atletëve kosovarë suksese në këto gara, sidomos xhudistëve kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori