LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Japoni: Synojmë kapitull të ri për Ballkanin

Thaçi në Japoni: Synojmë kapitull të ri për Ballkanin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pati një takim në Japan Institutute of International Affairs (JIIA), që është i lidhur me Ministrinë e Jashtme të Japonisë dhe me ndikim në politikën e jashtme të vendit.

Presidentin Thaçi u prit nga Kenichiro Sasae, President i Institutit Japonez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe bashkëpunëtorët Tomonori Yoshizaki dhe Yasunori Nakayama e të cilët u interesuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore.


Duke folur për qëllimin e vizitës në Japoni, presidenti Thaçi u shpreh se vizita ka për qëllim të afrojë edhe më shumë Kosovën dhe Japoninë, veçanërisht pas iniciativës së Kryeministrit Abe të Japonisë për angazhim më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se 20 vite pas përfundimit të luftës dhe 11 vite pas pavarësisë, Kosova është në rrugë të drejtë drejt NATO-s dhe BE-së.

“Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Kreu i vendit më tej ka thënë se në rajon kanë filluar të depërtojnë edhe ndikime të shteteve dhe ideologjive tjera, kundërshtare të vlerave dhe parimeve perëndimore.

“Por, në rajon kanë filluar të depërtojnë edhe ndikime të shteteve dhe ideologjive tjera, kundërshtare të vlerave dhe parimeve perëndimore. Kosova u ka bërë ballë këtyre tendencave dhe vazhdon t’i kundërshtojë. Megjithatë, këto kanë shkaktuar përçarje në rajon”, elaboroi Thaçi.

Prandaj, sipas tij, është e rëndësishme që përkrahësit strategjik të rajonit, BE, SHBA, por edhe Japonia, të jenë sa më prezentë në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova sot ka mekanizmat e sigurisë, kapacitetet për të garantuar sundim të ligjit, infrastrukturë për të garantuar investimet”, u shpreh Presidenti Thaçi, njofton Telegrafi.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova po punon që të mbyll kapitullin e tragjedive të së kaluarës dhe të ndërtojë kapitullin e zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve euro-atlantike.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori