Analistëve u ka rënë në sy së fundi një ndryshim në qëndrimin e Gjermanisë kur bëhet fjalë për planet e saj të shpenzimeve. Gjermania po shikon në mënyrë aktive mënyra për të investuar më shumë – një veprim që mund shkaktojë shumë diskutime në një vend ku buxheti i ekuilibruar është disi traditë. Sidoqoftë, rreziku në rritje i një recesioni ekonomik po u bën presion zyrtarëve gjermanë të eksplorojnë mënyrat për të hapur arkat pak më shumë.
Të dhënat nga Gjermania kanë qenë zhgënjyese gjatë gjysmës së parë të vitit, duke bërë që shumë analistë të konsiderojnë shanset e një recesioni. Zyra gjermane e Statistikave tregoi muajin e kaluar se ekonomia vendase u kontraktua me 0.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
“Unë mendoj se qeveria nuk është ende shumë e shqetësuar për një recesion të vërtetë, por ata më në fund po hapen për nevojën e diskutuar për një kohë të gjatë për më shumë investime”, tha Carsten Brzeski, kryekonomist në ING Gjermani, përcjell Telegrafi.
Raportet e medieve, në fillim të kësaj jave vendosën në pah se Berlini po shqyrton një “buxhet në hije”, i cili do t’i lejonte qeverisë të merrte borxhe të reja përmes agjencive të reja publike të pavarura, pa përfshirë buxhetin e saj federal. Kjo, në teori, duhet t’i japë Gjermanisë më shumë mundësi për të shpenzuar në infrastrukturë dhe politikat klimatike. Në të njëjtën kohë, buxheti i balancuar – ku të ardhurat përputhen ose tejkalojnë shpenzimet, për të cilin Gjermania njihet, nuk do të ndikohet. Stabiliteti i çmimeve shihet si një pjesë thelbësore e përqasjes ekonomike gjermane që pas një periudhe të zgjatur hiperinflacioni në Republikën Weimar në vitet 1930.
Kushtetuta gjermane përfshin një rregull të quajtur “frenat e borxhit”, i cili në thelb i detyron udhëheqësit të paraqesin buxhetet pa deficite strukturore ose me një deficit shumë të kufizuar. Që nga viti 2014, ekonomia më e madhe evropiane ka arritur të mbledhë shpenzimet publike pa shtuar borxh të ri, duke regjistruar një suficit rekord prej 58 miliardë eurosh në vitin 2018. Sidoqoftë, politikanët e partive të ndryshme në Bundestag janë kujdesur për të përdorur atë tampon për të shpenzuar më shumë për shkak të opinionit publik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?