Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, e kujton të kaluarën në sportin e vendit tonë, derisa po i gëzohet sukseseve të sotme të Kosovës.
“Derisa po i shikoj duke luajtur talentët e futbollit tonë, me shkon mendja te gjenerata e kaluara që tashmë janë shuar. Kanë luajtur nëpër lloç e nëpër ara derisa UEFA dhe FIFA ua kanë shuar ëndrrën që të bëjnë karrierë sikurse të gjithë moshatarët nëpër botë. Ëndrra për të luajtur në Prishtinë apo Mitrovicë në fanellën e Kosovës për ta ka mbetur vetëm ëndërr. UEFA dhe FIFA na kanë shumë borxh. I kanë shumë borxh futbollit të Kosovës pasi që të gjitha mund të falen, përveç kohës, ajo nuk kthehet”, ka thënë Ejupi në një intervistë për “Zëri”.
Sipas tij, shtëpitë e mëdha të futbollit botëror mund ta “shlyejnë borxhin” ndaj Kosovës vetëm nëse investojnë në Kosovë.
“Vetëm nëse UEFA dhe FIFA investojnë në rregullimin e infrastrukturës në futbollin e Kosovës, në njëfarë mund të shlyejnë borxhin që e ka ndaj Kosovës. Duke i parë shkrimet e mediave ndërkombëtare dhe vet postimeve që i bën UEFA, mendoj se storia më e suksesshme e UEFA-s është Kosova. Një shtet me afro dy milionë banorë me varfëri të skajshme, por me futboll sot mund të krahasohet me shumë shtete të forta në botë”, ka vlerësuar Ejupi.
Afaristi i njohur kosovar ndër të tjera i kujton edhe njerëzit që sipas tij janë më meritorët për këto të arritura: “Ne si shoqëri dhe shtet nuk guxojmë që në asnjë mënyrë t’i harrojmë ata që në ditët më të vështira e mbajtën gjallë futbollin tonë”.
“Do të kishte qenë mirë që shteti t’ua krijojë një pension apo diçka të ngjashme pasi që kanë derdhur shumë para, djersë e energji për futbollin e Kosovës”, apelon Ejupi duke thënë se kontributi të madh për këtë përfaqësuese të Kosovës kanë dhënë shumë njerëz.
“Dihet mundi dhe peripecitë nëpër të cilat ka kaluar tashmë kryetari i ndjerë i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me sekretarin Eroll Salihu duke lobuar për Kosovën deri në momentin e pranimit apo ish-kryetarët Sabri Hashani, Rexhep Abdullahu e Agim Bytyqi. Për këtë super-skuadër kanë merita edhe trajnerët e mëparshëm të Kosovës, Albert Bunjaku, Edmond, Rugova, Bylbyl Sokoli apo trajneri i parë Ajet Shosholli dhe të gjithë ata futbollistë që për Kosovën kanë luajtur në kushte shumë të rënda. Shumë prej tyre kanë ardhur edhe nga diaspora që ta nderojnë Kosovën”, thekson Ejupi.
Para pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, futbollistët nga Kosova janë detyruar që të aktivizohen për kombëtare të tjera, Ejupit i vjen shumë keq për një gjë tillë: “Shkaku i mospranimit tonë, futbollistët tanë janë detyruar që të luajnë për shtete të tjera. Atyre u është mohuar që ta përfaqësojnë vendlindjen e tyre apo të prindërve të tyre”.
“Paramendoni sikur të pranoheshim më herët, që nga koha kur jemi bërë shtet. Sot do të ishim në nivele edhe më të larta, më të konsoliduar. Për këtë fakt po them se UEFA na ka borxh. Asokohe pretendohej se duhet të jemi anëtar të Kombeve të Bashkuara, mirëpo edhe përkundër këtij fakti, ne u pranuam duke mos qenë as sot në OKB”, ka theksuar ndër të tjera Ejupi.
Njeriu i parë i FC Prishtinës vlerëson se rasti i Kosovës ka qenë politik: “Sigurisht se rasti i pranimit tonë ka qenë politik. Të gjithë thonë se sporti nuk duhet që të përzihet me politikë, mirëpo UEFA dhe FIFA e kanë bërë një gjë të tillë”.
Ejupi ndër të tjera shprehet i lumtur që futbollistët shqiptarë në Evropë, nuk po hezitojnë që të paraqiten për Kosovën.
“Apeloj shtetin e Kosovës që të punojë sa më shumë në rregullimin e infrastrukturës në Kosovë. Vendi ynë dominohet nga rinia e shëndoshë që e do shumë sportin. Një gjë e tillë është dëshmuar edhe në Përfaqësuese. Amir Rrahmani, Milot Rashica, Vedat Muriqi, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Bernard Berisha apo Visar Bekaj janë zhvilluar në futbollin e Kosovës. Ne kemi shumë potencial, por na duhet si fillim një infrastrukturë e mirë dhe shumë punë. Investimi në sport do t’i shërbente edhe eksodit të ikjes së të rinjve nga Kosova”, ka deklaruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMan United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj