Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala gjatë vizitës në Gjermani ka vizituar kompani dhe institute të rëndësishme gjermane të cilat merren me teknologji informative dhe inovacion.
Shala ka folur me drejtuesit e këtyre kompanive për gjetjen e formave të bashkëpunimit me kompanitë nga Kosova. Ai ka njoftuar ata për potencialin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për t’u ofruar shërbime në fushën e teknologjisë kompanive gjermane.
Ai ka takuar drejtuesit e kompanisë DEKRA, ku i ka ftuar për vizitë në Kosovë.
“Gjatë takimit i ftova drejtuesit e kompanisë DEKRA për një vizitë në vendin tonë, me qëllim të gjetjes së një modeli ku të rinjtë kosovar fillimisht do të trajnohen dhe pastaj të punojnë në modelin offshore për këtë kompani”, tha ai.
Shala ka treguar se gjatë kësaj vizite në kompaninë DEKRA kanë diskutuar për gjetjen e mundësive që studentët të cilët studiojnë për teknologji dhe industrisë të bëjnë praktikën në qendrat e saj me mundësi punësimi.
“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të merr përsipër pjesën e përkrahjes së trajnimeve për këta të rinj”, theksoi ministri në detyrë Shala.
Ai ka pasur edhe një vizitë në Hasso Plattner Institut (HPI), i cili gjendet në Postdam të Gjermanisë.
Ai gjatë takimit me drejtorin e Institutit HPI, Chrisoph Meinel, i ka treguar për planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për krijimin e 50 mijë IT inxhiniereve dhe krijimin e një qendre regjional në Prizren.
“Në të ardhmen me Institutin HPI do të kemi bashkëpunim ku modelin e Desing Thinking si dhe qasjen ndërremarrëse dhe inovative do ta promovojmë dhe nxisim duke filluar nga klasa e parë e shkollës fillore, e deri te studentet në universitete si dhe tek problematikat komplekse në Kosovë. Studentet tanë do ta kenë mundësinë të shkojë dhe të bëjnë hulumtim 6 mujor në këtë institucion si dhe do të ketë mundësi për të ndjekur studimet e doktoratës”, theksoi ministri Shala, duke shtuar se në të ardhmen do ta përdorin platformat “open source” që janë pjesë e HPI.
Gjatë vizitës në kompaninë NOZ Elektrotechnik, ka thënë se nga afër ka parë punën e kësaj kompanie në integrimin e sistemeve për menaxhimin e objekteve.
“I njoftuam që në Kosovë ka kompani të cilat merren me zhvillim të softuereve dhe sistemeve për smart houses si dhe kompani që merren me prodhimin e paneleve solare që në të ardhmen mund të jenë partner potencial për NOZ Elektrotechnik”, theksoi ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala .
Po ashtu ministri ka vizituar edhe kompaninë “Dr. Stern GmBH” në Ludwigsburg, kompani e specializuar për rekrutim dhe lizing të stafit e cila është edhe anëtare e “Federal Employers Assocations of Personal Service Providers – BAP”.
Gjatë bisedës me drejtorin Joachim Goldfub-Schachten, sipas ministrit Shala, ai ka shprehur gatishmërinë për zgjerim të bashkëpunimit në mënyrë që të rinjëve t’u mundësohet modeli i saj tw shtrihet edhe në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak