LAJMI I FUNDIT:

Policia asgjëson bimë të kanabisit në Gjakovë

Policia asgjëson bimë të kanabisit në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Koshare në Gjakovë më datë 10.09.2019, në orën 11:45, është raportuar se gjatë patrullimit, policia ka vërejtur të mbjella bimë të dyshuara narkotike.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit janë gjetur 198 fije narkotikë me dimensione nga 0.90 cm deri në 230 cm, që i përkasin llojit kanabis.


Në raport thuhet se janë larguar dhe janë asgjësuar të gjitha fijet e dyshuara./Telegrafi/