LAJMI I FUNDIT:

Polici ia shpëton jetën një qytetari i cili ishte goditur nga rryma elektrike në Suharekë

Polici ia shpëton jetën një qytetari i cili ishte goditur nga rryma elektrike në Suharekë

Policia e Kosovës njofton se me datën 9 shtator 2019 rreth orës 14:00, në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë, punëtori i një kompanie derisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit, ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik.

Sipas njoftimit për media, i njëjti ishte i lidhur me rripin e sigurisë, por për një moment dyshohet se është goditur nga rryma elektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë.

“Dy punëtorët tjerë ndihmës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku patrulla policore që ishte në afërsi ka vepruar menjëherë dhe njëri nga zyrtarët është ngjitur lart në shtyllë duke e tërhequr poshtë punëtorin i cili ishte pa ndjenja. Me këtë rast është njoftuar emergjenca e cila ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i është ofruar ndihma e parë, për tu trajtuar më pas në spitalin rajonal në Prizren. Veprimet heroike dhe të menjëhershme të policit në Suharekë kanë bërë që punëtori të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja dhe viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori