LAJMI I FUNDIT:

Tre të vrarë, përfshirë dy fëmijë në një “dramë familjare” në Holandë – policia jep detajet

Tre të vrarë, përfshirë dy fëmijë në një “dramë familjare” në Holandë – policia jep detajet

Tre persona, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe një grua u plagos rëndë nga të shtënat në qytetin holandez të Dordrecht, tha të hënën policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se “ka tregues të fortë” se të shtënat në një shtëpi në rrethin e Heimerstein të qytetit kishin të bënin me “një dramë familjare”.


Bëhet e ditur se viktimat përfshijnë dy fëmijë të moshës 8 dhe 12 vjeç dhe një burrë 35-vjeçar. Burri, një oficer policie nga njësia e policisë në Roterdam, “mund të ketë qenë njeriu që ka shtënë”, shtoi policia.

Ndërkohë, viktima e lënduar, një grua 28-vjeçare, është dërguar në spital dhe është në një “gjendje shqetësuese”, tha policia.

Theksohet se është nisur një hetim për të përcaktuar “natyrën dhe rrethanat” e të shtënave.

Kryetari i Bashkisë së Dordrecht, Wouter Kolff, tha në mediat sociale se ndjen keqardhje për të gjithë ata të përfshirë në “incidentin shumë të rëndë” dhe se ai do të vizitojë vendin e të shtënave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Evropa
Kalo në kategori