Për të rritur efikasitetin dhe kreativitetin e nëpunësve, shumë menaxherë në veçanti ata në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit, po u mundësojnë punonjësve të kenë një orar fleksibil si dhe po i lejojnë të punojnë jashtë zyrave.
Megjithatë Finlanda ka shkuar edhe më larg, që për dallim nga vendet tjera, orarin fleksibil të punës e shohin si një e drejtë e assesi si privilegj për punonjësin, transmeton Telegrafi.
Një studim i një firme globale të kryer në 39 vende tregon se 92 për qind e firmave në Finlandë u ofrojnë të punonjësve një orar fleksibil të punës, kurse në vendin e dytë është renditur Suedia me 85 për qind të firmave që aplikojnë lehtësime të tilla.
Në anën tjetër, Japonia njihet si vendi me etikën më të rreptë të punës me 18 për qind, kurse në Greqi vetëm 26 për qind të kompanive praktikojnë orare të tilla të punës. E nga viti 2011 kur edhe janë bërë publike këto të dhëna, shumë kompani në mbarë botën kanë filluar ta ndjekin këtë trend.
Qysh në vitin 1996, Finlanda ka miratuar ligjin që shumicës së të punësuarve u mundëson që në vendin e tyre të punës të shfaqen tri orë më vonesë.
E ky vend me 5.5 milionë banorë që është i njohur me sektorin e teknologjisë informative, tani ka ndërmend të shkojë edhe një hap tutje, nga viti 2020 shumica e të punësuarave do të kenë të drejtë të vendosin ku dhe kur do ta kryejnë orarin e tyre të punës.
Megjithatë detyrohen të kryejnë 40 orë në javë, por edhe ato orë mund të zgjedhin nëse duan t’i kryejnë nga një vilë në zonë malore apo nga kafiteria e preferuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City