Debatet e përfaqësuesve të partive politike, të cilat po zhvillohen në kuadër të asaj që po njihet si para-fushatë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, reflektojnë qartë që spektri politik në Kosovë nuk ka qenë i përgatitur për fushatë në këtë periudhë , vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Sipas tyre, debatet po pasqyrojnë një para-fushatë më të ngadalshme, me përsëritje të qëndrimeve për çështje të caktuara, sikurse taksa ndaj produkteve të Serbisë, dialogu Kosovë-Serbi, luftimi i korrupsionit dhe të tjera, duke mos shpalosur ide të reja dhe strategji konkrete për adresimin e kërkesave të qytetarëve.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mënyra e të debatuarit dhe çështjet, për të cilat është debatuar deri më tash nga përfaqësuesit e partive politike, në debatet e organizuara nga mediet vendore, më tepër kanë qenë matje e pulsit nga ana e partive politike në raport me konkurrentët e tyre.
“Për fat të keq, në Kosovë edhe fushatat zgjedhore krijohen në raport me tjetrin. Pra, nuk ka një ide dhe një identitet të partive politike, të cilat do ta çonin përpara një kauzë. Ofertat nuk janë shpalosur deri më tash, pasi që ka ekzistuar edhe një lloj droje që në këtë periudhë fillestare ato të mos relativizohen, si dhe që javën e fundit, kur edhe është periudha më e rëndësishme për votuesit që të vendosin se për kë do të votojnë, atëherë të mos kenë fuqi mediale dhe elektorale”, thekson Muhaxhiri.
Analisti tjetër politik, Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që në debatet e deritashme në media kanë marrë pjesë, siç i quan ai, përfaqësues të partive politike të radhës së dytë dhe jo liderët e atyre partive.
Sipas tij, këta përfaqësues të partive politike deri më tash nuk kanë shpalosur programe konkrete për qeverisje dhe nuk kanë debatuar për çështjet që në mënyrë konkrete i prekin qytetarët, por për nacionalizëm të mbuluar me lavdi dhe për temat që kanë mbetur të hapura në raport me Serbinë. Ai, madje, nuk beson që edhe gjatë fushatës zyrtare të ndryshojë diçka në këtë drejtim.
“Këtë lidership që po del nëpër medie, përveç ofendimeve dhe kakofonisë që po shkaktojnë, përpjekjes për ta bllokuar tjetrin kur flet, unë nuk pashë deri më sot që një përfaqësues i eshalonit të dytë të lidershipit, të prezantojë diçka që jep të kuptohet se në fushatë do të dalin me programe të qarta, të cilat janë të prekshme për qytetarët e Kosovës. Tjetër është që mund të dalin me të ashtuquajturat ‘temat e mëdha’ populiste, të cilat më ‘nuk pinë ujë’”, shprehet Hasani.
Njohësit zhvillimeve politike thonë se në praktikat normale të vendeve demokratike, liderët që drejtojnë partitë politike dhe garojnë për postin e kryeministrit, ballafaqohen në debate të drejtpërdrejta, por në Kosovë kjo deri më tash nuk ka ndodhur.
Analisti Muhaxhiri thotë se debatet e tilla do të ishin të dobishme për qytetarët, sepse do ta shihnin ballafaqimin e liderëve politikë për temat e njëjta, por, sipas tij, një ballafaqim i tillë vështirë se mund të ndodhë.
“Në Kosovë, për shkak të mediokritetit dhe për shkak të inateve personale, si dhe të qasjes së personalizuar në politikë, një debat i tillë është vështirë të realizohet, sepse edhe nuk ka një përvojë. Pra, liderët frikësohen se ndoshta mund të humbin në ato debate, mirëpo është edhe problemi i aranzhimit dhe organizimit dhe mungesës së vullnetit të liderëve për një gjë të tillë”, vlerëson Muhaxhiri.
Analisti Hasani thotë se liderët e partive politike, që garojnë për postin e kryeministrit, deri më tash janë parë në tubime të caktuara me qytetarë dhe vizita që u bëjnë ndërmarrjeve të ndryshme, duke zhvilluar një lloj para-fushate zgjedhore. Por, ai nuk pret që ata të ballafaqohen në një debat të përbashkët.
“Jo, sepse liderët politikë i kanë humbur kredencialet. Eshaloni i parë ka humbur kredencialet. Unë nuk di se çfarë do t’i thonë njëri-tjetrit në qoftë se eshaloni i parë del në përballje, ashtu siç bëhet në botën demokratike. Do të thotë, në finale do të duhej që ndodhte përballja e liderëve që janë të nominuar për kryeministër. Por, përballja nuk do të ndodhë, për faktin se këta njerëz nuk kanë se çka të thonë, si dhe i frikohen njëri-tjetrit, sepse secili ka shantazhuar secilin”, thotë Hasani.
Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, siç është caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite