LAJMI I FUNDIT:

Drenori i zhgënjyer: Kishim marrëveshje me Kurtin për të mos kandiduar përmes Drenasit

Drenori i zhgënjyer: Kishim marrëveshje me Kurtin për të mos kandiduar përmes Drenasit

Xhavit Drenori ka thënë se e gjitha ajo që ka bërë deri dje për Vetëvendosjen i qëndron mbrapa por ka thënë se personalisht është mashtruar nga Albin Kurti.

Drenori në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ende mendon se Albin Kurti mund të jetë personi që mund të bëj ndryshimin në Kosovë.

“Unë kam shpërthyer për vetën time sepse jam mashtruar. Prandaj kam shpërthyer për vetën time”.


Ai ka thënë ka kontribuar shumë për Vetëvendosjen, por askush nga VV nuk i ka thënë faleminderit.

Drenori shton më tej se në vitin 2017 Albin Kurti e ka “marrë me zor dhe e ka mbajtur në politikë”.

Ai thotë se në momentin kur ka qenë duke ushtruar profesionin e tij me shumë pasion, Kurti e ka ftuar duke i thënë “je profili i duhur për deputetë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drenori ka thënë se nuk i ka hyrë garës së brendshme në Drenas pasi ka shpresuar një nominim nga Albin Kurti.

Ai thotë se ndjehet i mashtruar pasi Kurti ditët e fundit e ka ndërprerë edhe komunikimin me të.

Glauk Konjufca tregon pse Xhavit Drenori nuk u përfshi në listën e Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Glauk Konjufca tregon pse Xhavit Drenori nuk u përfshi në listën e Vetëvendosjes

“Kishim marrëveshje nga fillimi që unë mos të nominohem nga Drenasi. Ishte me rëndësi që të ngritej dega e Drenasit pas problemeve që kishte PDK në këtë komunë”, tha Drenori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori