LAJMI I FUNDIT:

Glauk Konjufca tregon pse Xhavit Drenori nuk u përfshi në listën e Vetëvendosjes

Glauk Konjufca tregon pse Xhavit Drenori nuk u përfshi në listën e Vetëvendosjes

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një lidhje direkte për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për pakënaqësinë e Xhavit Drenorit për mos përfshirje në listën e Vetëvendosjes.

Konjufca ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, Drenori në fillim ka pranuar vetë që të mos jetë në listën e deputetëve pasi ka humbur garën, por, sipas Konjufcës, ai kur e ka parë që në listë është përfshirë një person tjetër ka shpërthyer në sharje.


Më parë përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se lista e këtij subjekti politik është rezultat e proceseve të brendshme zgjedhore brenda qendrave.

Rrustemi, në një lidhe direkte në RTV Dukagjini ka thënë se në listë janë përfshirë kuadro nga kategoria të ndryshme shoqërore dhe po ashtu lista ka elemente të gjithëpërfshirës gjeografike.

Ai ka thënë se kuota gjinore e përcaktuar me ligj është tejkaluar, përcjell Telegrafi.

Rrustemi ka konfirmuar se kryetarja e Alternativës është përfshirë në listën e Vetëvendosjes dhe e njëjta do të garojë në zgjedhje.

“Mund ta konfirmojë se Mimoza Kusari-Lila do të jetë pjesë e Vetëvendosjes”, ka thënë ai, duke thënë se nuk ka informacione nëse ka ndonjë emër tjetër./Telegrafi/

Lista e Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare