Për një pjesë betoni jo më të madhe se 1 metër katrorë, dyshohet se nisi i gjithë konflikti dje në Prishtinë në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna, ku mbetën të vdekur dy persona e u plagosën tre të tjerë, dy nga ta në gjendje të rëndë.
Këto dy familje për vite me radhë kishin qenë fqinj të mirë me njëra-tjetrën. Por, para disa muajve familjet ia dhanë pronën në këmbim të disa banesave e lokaleve një kompanie private. Mosmarrëveshjet nisën ditëve të fundit e përfunduan dje, me një ngjarje e cila ka tmerruar gjithë Kosovën.
Shenja gjaku ende vërehen në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Aty dje ndodhi një ngjarje e cila i ngjasonte më shumë filmave aksion se sa një realiteti.
Me armë në duar përfshirë edhe një “Kallash” ose AK- 47 tre persona nisën përleshjen me njëri-tjetrin të Familjes Rafuna e Mehmeti, nga e cila dy persona mbetën të vrarë, Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna.
Familjarët e viktimave kanë rrëfyer për raportet fqinjësore që kanë pasur familja Rafuna e ajo Mehmeti.
Kushëriri i Mefail Rafunës, Nebihi tregon rreth incidentit që dyshohet se i mori jetën nipit të tij.
“Unë sa e di ata nuk kanë pasur kurrë probleme me njëri-tjetrin. Familjarët më thanë se për një trotuar janë rrokë. I ndjeri ka qenë shumë djalë i mirë. Kurrë probleme nuk na ka sjellë neve ai djalë. Askush nuk po e di se qysh ka ndodhë e gjithë ngjarja. Familjet sa e di unë asnjëherë nuk kanë pas probleme me njëra-tjetrën. Më ka ardhur shumë rëndë kjo bela që është ba”, rrëfen për Gazetën Express, Nebihi, kushëri i së ndjerit Mefail Rafunës.
Edhe tek familja Mehmeti thonë se e gjithë belaja nisi dje në mëngjes për një guri të vendosur në trotuar.
“Veç një guri ka qenë problemi. Asnjëherë nuk kanë pasur probleme në mes vete. Problemi ka qenë momental. Aty për aty ka ndodhë problemi. Këta janë që 50 vite fqinj. Ajo ka qenë e momentit. Familja të gjithë janë të shokuar”, ka deklaruar njëri nga familjarët e Bashkim Mehmetit i cili vdiq dje pas një përleshjeje me armë zjarri, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen Mati 1.
Familjet hapin të pamën
Gjak, letra higjienike e një karrige me një njoftim që tregon se aty ka të pame, është gjithçka që ka mbetur në vendin ku dje u përleshën me armë zjarri familjet Mehmeti e Rafuna. Aty u hap e pamja për Bashkim Mehmetin 41-vjeçar.
Për t’i qetësuar gjakrat, tek dy familjet kishte shkuar edhe një pleqnar. Ai tregoi se gjatë bisedave me familjet mori premtime se nuk do të ketë hasmëri.
“Nuk ka telashe kurgja. Kem biseduam. Unë isha vet i dyti. Nuk do të ketë telashe deri të kryhet varrimi dhe e pamja dhe pastaj do të flasim”, tha personi i cili u angazhua nga familjet për t’i qetësuar gjakrat.
Ndërkohë avokati i të arrestuarit Naim Mehmeti si i përfshirë në këtë ngjarje, Skender Musa ka deklaruar se pala e tij është e dëmtuar në këtë rast.
“Në bazë të provave mund të them është e vërtetë se palët që ne i përfaqësojmë mund të konsiderohen si të dëmtuara. Besojë që gjykata do ta këta parasysh që klientin tim ta lirojë për ceremoninë e varrimit. Klienti im ka poseduar armën AK – 47 dhe nuk është shkrep asnjë plumb nga ajo. E njëjta pas urdhrit të policisë i ashtë dorëzuar policit”, ka thënë avokati i njëri prej të lënduarve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur