LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë

Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë

E plotësuar:  I plagosuri i katërt te Mati 1, ndodhet jashtë rrezikut për jetë

“Ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ai është duke marrë trajtimin e duhur. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut dhe gjoksit”, ka thënë shefi i Intensives, Shaqir Uka.


E plotësuar: E konfirmon QKUK-ja: Vdes personi i tretë nga përleshja me armë në Mati 1, lajmi i plotë.

E plotësuar: Shefi i Intensives në QKUK tregon për gjendjen e dy personave që u plagosen dje në Prishtinë

“Dy pacientët e lënduar me armë zjarri të cilët kanë ardhur dje në Qendrën Emergjente pas ekzaminimeve dhe pas intervenimit kirurgjik që është dashur të realizohet, janë sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv. Gjendja për momentin paraqitet me qenë stabile sa i përket parametrave vital të cilat jemi duke i përcjellë, gjithmonë nën veprimin e barnave dhe aparaturës përcjellëse. Ata janë të fjetur me barna dhe vazhdon trajtimi sipas protokollit”, tha shefi i intensives Shaqir Uka. (Lajmi i plotë)

E plotësuar: Vrasja në Lagjen e Spitalit, tre personat e dyshuar ndalohen për 48-orë

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. (Lajmi i plotë)

E plotësuar: KMDLNj për tragjedinë në “Mati 1” fajëson gjykatat që po neglizhojnë kontestet pronësore

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosen dy të tjerë.

KMDLNj në reagim ka thënë se pas këtij rasti Këshilli Gjyqësorë i Kosovës duhet të vihet në lëvizje duke e shtuar efikasitetin dhe duke e shpejtuar dinamikën e gjykimit të rasteve të kontesteve pronësore në mënyrë që të evitohen rastet potenciale të dhunës në të ardhmen. (Lajmi i plotë).

E plotësuar: Gjendja e të plagosurve në “Mati 1” vazhdon të jetë e rëndë

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu: “Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë Fazilu. (Lajmi i plotë).

E plotësuar: Prokuroria del me detaje rreth rastit tragjik në “Mati 1”

“Dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në Klinikën Emergjente, dyshohet se ka kryer vepër penale, mund të konsiderohet i arrestuar”, ka thënë prokurori i rastit Ilaz Beqiri.

Më herët Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë (Lajmi i plotë).

E plotësuar: QKUK tregon gjendjen shëndetësore të personave të plagosur në Lagjen e Spitalit

“Kanë ardhur në gjendje shumë të rëndë, dy kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i goditur me armë zjarri në kokë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa pacienti tjetër ka qenë i lënduar në kraharor, gjithashtu me armë zjarri dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Momentalisht në sallat emergjente kirurgjike janë duke u kryer dy intervenime kirurgjike, njëri ka lëndime në kokë gjithashtu me armë zjarri, është duke intervenuar ekipi i neurokirurgjisë, ndërsa pacienti tjetër i cili ka lëndime të enëve vitale të ekstremiteteve, është duke intervenuar ekipi i kirurgjisë vaskulare”, tha Bajgora (Lajmi i plotë).

E plotësuar: Policia: Ende nuk dihen motivet e rasti tragjik në Prishtinë

“Në orën 15:40 ka pasur një rast gjuajtje me armë, kemi intervenuar menjëherë. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur katër persona të plagosur. Personat e plagosur janë dërguar në QKUK, para disa minutave morëm informatën se njëri nga ta ka ndërruar jetë. Janë të arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar gjithashtu dy armë, një e shkurtë dhe një e gjatë. Për momentin nuk mundemi me dhënë përgjigje, se cili ka qenë motivi. Dyshohet se këtu banojnë të dy familjet. Ende është duke u ekzaminuar vendi ngjarjes”, theksoi Krasniqi (Lajmi i plotë).

E plotësuar: Vdes edhe personi i dytë

“Ka vdekur edhe personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë nuk ka arritur të mbijetojë”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu (Lajmi i plotë).

E plotësuar: Policia kanë konfirmuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona (Lajmi i plotë).

“Në ora 15:40 ka ndodhur një rast i gjuajtjes me armë. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur katër persona të plagosur. Janë arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar dy armë. Për momentin policia i ka këto informata. Për momentin nuk mund të spekulojmë për motivet e mundshme. Dyshohet se këtu banojnë të dy familjet”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

E plotësuar: Tani publikohen edhe pamjet e para teksa personat e përfshirë në rast gjuheshin me armë.

E plotësuarTelegrafi ka mësuar se të plagosurit janë: M.R, 1972, G.R, 1943, F.R, 1978, ndërkaq personi i vrarë është B. Mehmeti. Dy nga tre të plagosurit janë babë e djalë.

E plotësuarZëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, ka konfirmuar për Telegrafin se katër persona kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencë në QKUK.

Ai ka theksuar se përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një person nuk ka arritur të mbijetojë.

“Tre të tjerë janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente të QKUK-së”, ka thënë Fazliu.

Gjuajtje me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër të plagosur

E plotësuar: Nga informatat e parë dyshohet për katër të plagosur, lajmin e ka konfirmuar Telegrafin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me rastin, Telegrafi, do tju mbajë të informuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori