Në përkujdesje intenzive po vazhdojnë të qëndrojnë dy të plagosurit gjatë ditës së djeshme në Lagjen e Spitalit në kryeqytet, e që aktualisht gjendja e tyre është stabile sa i përket parametrave vitale.
Shefi i intensives Shaqir Uka tha se gjendja e të dy të plagosurve paraqitet të jetë stabile.
“Dy pacientët e lënduar me armë zjarri të cilët kanë ardhur dje në Qendrën Emergjente pas ekzaminimeve dhe pas intervenimit kirurgjik që është dashur të realizohet, janë sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv. Gjendja për momentin paraqitet me qenë stabile sa i përket parametrave vital të cilat jemi duke i përcjellë, gjithmonë nën veprimin e barnave dhe aparaturës përcjellëse. Ata janë të fjetur me barna dhe vazhdon trajtimi sipas protokollit”, tha ai.
Uka tha se ende nuk mund të thonë se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
“ Jo, është shumë herët për të dhënë asi vlerësime. Ne jemi edhe më tutje në fazën e realizimit të ekzaminimeve shtesë të cilat nuk kanë arritur të realizohen dje për shkak të gjendjes urgjente të tyre”, tha ai.
Ai ka dhënë detaje sa i përket lëndimeve që kanë marrë dy të plagosurit.
“Njëri prej pacientëve ka një plagë, lëndim me armë zjarri në regjionin e kokës. Kurse pacienti tjetër ka plagë, gjegjësisht lëndime me armë zjarri në pjesët tjera të organizmit, gjegjësisht në anën e majtë në njërën prej enëve të gjakut të cilat furnizojnë ekstremitetet e poshtme. Kjo ka qenë arsyeja që është dashur të intervenohet kirurgjikisht dhe ka disa plagë të tjera të cilat janë në fazën e ekzaminimit”, u shpreh ai për Kosovapress.
Gjatë ditës së djeshme në përleshjen që ka ndodhur në mes dy familjeve, dy persona kanë mbetur të vdekur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek të shtënat me armë zjarri në mes të pesë të dyshuarve meshkuj.
“Si pasojë e të shtënave dy persona kanë vdekur në QKUK, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë. Me vendim të prokurorit dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri tjetër ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe është nën përkujdesje të policisë”, thuhet në njoftim./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Po rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre