LAJMI I FUNDIT:

Policia: Ende nuk dihen motivet e rasti tragjik në Prishtinë

Policia: Ende nuk dihen motivet e rasti tragjik në Prishtinë

Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje e armatosur ndërmjet familjeve Rafuna dhe Mehmeti për çështje pronësore, me ç‘rast fillimisht janë plagosur katër persona, ndërsa më vonë kanë ndërruar jetë dy prej tyre.

Zyrtari për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuar, derisa shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.


Krasniqi thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë, një e gjatë dhe një e shkurtër.

Vdes edhe personi i dytë i plagosur në Lagjen e Spitalit
Lexo po ashtu Vdes edhe personi i dytë i plagosur në Lagjen e Spitalit

“Në orën 15:40 ka pasur një rast gjuajtje me armë, kemi intervenuar menjëherë. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur katër persona të plagosur. Personat e plagosur janë dërguar në QKUK, para disa minutave morëm informatën se njëri nga ta ka ndërruar jetë. Janë të arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar gjithashtu dy armë, një e shkurtë dhe një e gjatë. Për momentin nuk mundemi me dhënë përgjigje, se cili ka qenë motivi. Dyshohet se këtu banojnë të dy familjet. Ende është duke u ekzaminuar vendi ngjarjes”, theksoi Krasniqi.

Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë
Lexo po ashtu Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë

Dëshmitarët shprehen se në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Royal”, pronarë janë familja Rafuna dhe Mehmeti, ndërsa sipas tyre mosmarrëveshjet janë për çështje pronësore, për lokale, të katit të parë të këtij objekti.