LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Milloshoski është burim i lajmeve të rrejshme

Deskoska: Milloshoski është burim i lajmeve të rrejshme

Pas përfundimit të takimit të sotëm mes grupeve të punës për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, është deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e cila udhëheq grupin e pushtetit.

Në konferencë për shtyp para gazetarëve, në lidhje me bisedimet për ligjin e ri, Deskoska tha se nuk ka pasur bisedime konkrete dhe se dallimet vazhdojnë ende, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj opozita sot ishte indiferente për shkak të letrave të Janevës nga burgu, ku kërkohet rastet e PSP-së t’ia dorëzohen Ljubomir Jovevskit.


Ndërsa në lidhje me akuzat e Antonio Milloshoskit, se veprimet e Janevës janë të koordinuara mes Zaevit, Joveskit dhe Ruskoskës, ajo tha se ato paraqesin lajme të rreme dhe se Milloshovski është burim i lajmeve të rreme./Telegrafi/

Milloshovski: Letra e Janevës, veprim i koordinuar me Zaevin, Joveskin dhe Ruskovskën
Lexo po ashtu Milloshovski: Letra e Janevës, veprim i koordinuar me Zaevin, Joveskin dhe Ruskovskën