LAJMI I FUNDIT:

Capital T flet për ‘Time Capsule’: Këtë vit ishte momenti për një koncert të tillë

Capital T flet për ‘Time Capsule’: Këtë vit ishte momenti për një koncert të tillë
Capital T në konferencë për media (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Trim Ademi i njohur me emrin artistik Capital T, me datën 19 shtator do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë, i cili do këndojë vetëm reportorin e tij. 

“Time Capsule” mban titullin koncerti i reperit shqiptar, skena e të cilit ka disa kënde të ndryshme, e më pas me pije, parking e deri te sigurimi i lartë.  Artisti, i cili ka kënduar qysh nga mosha 13-vjeçare, do të performojë me mbi 20 këngë, derisa me të në skenë do të ngjiten edhe këngëtarë të tjerë me të cilët ka sjellë bashkëpunime.


Gjatë ditës së sotme (e premte), i njëjti ka mbajtur një konferencë për media, gjersa zbulon detaje më të hollësishme për këtë projekt.

28-vjeçari thotë se ky vit ishte momenti i duhur për të realizuar një koncert të tillë, marrë parasysh eksperiencat e shumta në karrierën e tij.

“Ka qenë momenti i duhur për vitin 2019 pas një eksperience të madhe, pas shumë koncerteve që kam mbajtur edhe në industrinë e muzikës ishte momenti për të ardhur me diçka të tillë dhe për momentin jam duke u fokusuar vetëm te ky koncert jo vetëm për mua por edhe për të gjithë industrinë e muzikës është si demo, do jetë pikë referente për të gjitha eventet e tjera”, ka thënë ai.

Të gjitha lajmet nga Capital T
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

I pyetur se a do ketë koncerte edhe në Prishtinë e vende të tjera, Kapo vazhdon më tej, “Fokusi është në Tiranë, pas kësaj me gjithë ekipën do e çojmë nga një pije dhe do vazhdojmë me të tjera”.

Capital T në konferencë për media (Foto: Instagram)

Rreth këtij koncerti po ashtu kanë folur edhe organizatorët e projektit, e që menaxherja Uarda Koçi ka dhënë më shumë detaje për interesimin e njerëzve dhe shitjen e biletave.

“Interesimi i njerëzve ka qenë i lartë sepse projekti ishte i tillë. Koncerti është përthithur menjëherë nga njerëzit, nga publiku nga fansat e Capitalit. Koncertet në shesh kanë hapësira të mëdha dhe ne pa qëllim nuk e kemi zgjedhur sheshin “Nëna Terezë” sepse e dimë që fansat e Kapos janë shumë. Ky koncert është më i rëndësishëm se sa biletat që janë shitur ne e dimë që Capitali ka fansa të shumtë. Më shumë të fokusohemi në Time Capsule, në fund të ditës të gjitha do i shohim në shesh”, ka thënë ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori