LAJMI I FUNDIT:

Veseli në 20 vjetorin e Policisë: Bashkë me ju do ta luftojmë korrupsionin, për ta fuqizuar Kosovën

Veseli në 20 vjetorin e Policisë: Bashkë me ju do ta luftojmë korrupsionin, për ta fuqizuar Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli sot në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se rendi dhe siguria në Kosovë janë në nivelet më të larta, falë përkushtimit të burrave e grave që bartin uniformën e Policisë së Kosovës, andaj sipas tij, Policia ka nevojë për mbështetje më të madhe nga shteti.

Kreu i Kuvendit tha se Policia dhe Ushtria e Kosovës janë institucionet më profesionale dhe më të pa korruptuara në rajon, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë 20-vjetor Veseli ka shprehur nderim dhe respekt për heronjtë që kanë rënë në altarin e lirisë, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe të gjithë policët që kanë rënë në krye të detyrës.


Kryetari i Kuvendit theksoi se Policia e Kosovës duhet të jetë e pakompromis ndaj krimit, korrupsionit, nepotizmit, pasi që, siç tha Veseli, luftimi i këtyre dukurive i hap perspektivë vendit për zhvillim ekonomik, mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

“Duke i luftuar këto dukuri i hapim perspektivë vendit edhe për integrime euroatlantike dhe nuk kemi nevojë që ta lusim askënd që të na i liberalizojë vizat, por i liberalizojmë vet, për arsye se zhvillojmë vendin tonë, me sundim të ligjit, dhe atëherë edhe partnerët tanë do të jenë më respektues edhe ndaj neve si identitet shtetëror dhe si komb i ri në Bashkimin Evropian”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit u zotua se do të bëhet më shumë në mbështetje të policisë, ushtrisë dhe të gjitha institucionet e sigurisë, në përmirësimin e kushteve të punës, por edhe ngritjen e pagave.

“Do të bëjmë më shumë që t’i përkrahim Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës, qoftë sigurinë jetësore të tyre, qoftë përmirësimin e kushteve të punës për policët, por edhe në ngritjen e pagave, për arsye se liria dhe siguria janë thelbi i një shteti, por kur është aty mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, atëherë ka kuptimësi edhe më të madhe”, tha Veseli.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori