Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet të Kuvendit.
Topalli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsyet e moskandidimit të tij janë personale.
“Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Socialdemkrate, të cilës ia kam falur gjithë besimin tim dhe prej së cilës jam emëruar drejtues i Shtabit Zgjedhor për Ferizaj dhe drejtues i Shtabit Rajonal për zgjedhjet e vitit 2019. Pra, do të jem 100% në shërbim të Kosovës, 100% në shërbim të PSD-së”, ka shkruar Topalli.
Postimi i plotë:
Nuk do të jem kandidat
Tani kur po përpilohen listat e partive politike për deputetë, dua t’iu njoftojë që nuk do të jam pjesë e listës së koalicionit PSD-AAK. Arsyet e moskandidimit tim janë personale. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Socialdemkrate, të cilës ia kam falur gjithë besimin tim dhe prej së cilës jam emëruar drejtues i Shtabit Zgjedhor për Ferizaj dhe drejtues i Shtabit Rajonal për zgjedhjet e vitit 2019. Pra, do të jem 100% në shërbim të Kosovës, 100% në shërbim të PSD-së.
Prej 41 vitesh të aktivitetit tim politik, në pak më shumë se 6 prej tyre kam qenë deputet. Shumë politikanë thonë se e duan vendin, por realisht nuk i duan njerëzit. E, kush nuk i do njerëzit, nuk mund ta dojë vendin. Unë i dua njerëzit, dhe kjo është çfarë më ka shtyer të angazhohem politikisht. Angazhimi politik në shumicën e aktivitetit tim ka qenë jashtë institucioneve dhe vazhdimisht në mbështetje të opozitës. Mua më pëlqen më shumë të jem mes njerëzve, aty ku politika zhvillohet; në fshat, në lagje, në projekte sociale. Jo domosdoshmërisht në Kuvend. Kjo është çështje personale dhe shpresoj në mirkuptim.
Prej vitit 2011 në Lëvizjen Vetëvendosje! dhe prej vitit 2018 në PSD, kam bërë më shumë se 600
udhëtime me aeroplan, respektvisht rreth 720 000 kilometra rrugë me para të mia; ndërsa në tri
legjislatura kam bërë vetëm një udhëtim pune jashtë vendit me paratë e buxhetit të Republikës së
Kosovës. Të qenurit deputet nuk më ka pasuruar, përkundrazi më shkaktoi humbje të mëdha materiale të cilat i kam bërë me shumë kënaqësi. Paga si deputet ka qenë paga më e ulët që kam marr ndonjëherë në jetën time. Pra, në asnjë rast nuk kam pasur synim të përfitojë nga angazhimi im politik e institucional.
Në legjislaturën e katërt kam qenë nënkryetar i Komisionit për Bujqësi, në legjislaturën e pestë
Kryetar i Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike dhe në legjislaturën e gjashtë isha kryetar i Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së. Për më shumë se 6 vite kam qenë zë i qytetarëve pa zë; filluar prej çështjeve të të drejtave të punëtorëve, çështjeve sociale, problemeve të mërgatës, kartonit të gjelbër, përpilues i amandamenteve të ndryshme dhe sponzorizues ligjesh. Në PSD kam vazhduar t’i kryesojë ato tema të cilat i kam ngritur edhe në LVV. Unë i falënderoj të gjithë ata miq të mi të sinqertë, që më mbështetën në rrugtimin tim si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të gjithë ata aktivistë që më ndihmuan dhe mbështetën në Partinë Socialdemokrate. Jam përpjekur dhe shpresoj që ia kam dale të jape kontribut të çmuar siç i takon një deputeti.
Ndarja me Lëvizjen Vetëvendosje! qe e dhimbëshme. Shumë qytetarë ma kanë thënë që janë zhgënjyer nga të dy palët. Edhe unë, duke pasur parasysh investimin fizik, mendor e material prej vitit 2011 deri në vitin 2018, jam ndër ata që janë zhgënjyer më së shumti. Gjatë kësaj kohe më kanë sharë, fyer, më kërcënuan mua dhe fëmijët e mi, më etiketuan me 1000 epitete, e nuk lane gjë të ulët pa bërë. Por, nuk ma thanë asnjë argument, qoftë edhe një të vetëm, se në cilat tema kam tradhëtuar votuesit e mi. Kjo më bëri krenar dhe në të njejtën kohë më ka mërzitur për nivelin politk të disa bashkëudhëtarëve të mi. Sidoqoftë unë mund ta shikojë secilin prej tyre në sy, derisa shumë prej tyre ulin sytë kur kalojnë pranë meje.
Uroj që legjislatura e shtatë të jetë më e mirë se kjo e fundit. Uroj që kjo legjislaturë të jape shembullin që PSD po tenton ta instalojë në politikë: debatin pa sharje e fyerje, debatin konstruktiv dhe sjelljen me etikë e integritet.
Edhe një herë faleminderit për mbështetjen dhe mirëupafshim në betejat e reja politike! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e “27 prillit” në Kuvend
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
Toshkoski: MPB fillon kontrolle të forcuara në komunikacion, të gjithë si shoqëri të krijojmë komunikacion më të sigurt
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër