Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosen dy të tjerë.
KMDLNj në reagim ka thënë se pas këtij rasti Këshilli Gjyqësorë i Kosovës duhet të vihet në lëvizje duke e shtuar efikasitetin dhe duke e shpejtuar dinamikën e gjykimit të rasteve të kontesteve pronësore në mënyrë që të evitohen rastet potenciale të dhunës në të ardhmen.
” Këto humbje të jetëve të njerëzve, aq sa janë të dhimbshme, me një planifikim, përkushtim më të madh dhe përgjegjësi në respektim të ligjit mund dhe duhet të eliminohen”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Reagimi i plotë:
Dje , në Prishtinë , në një konflikt të armatosur midis dy familjeve mbeten të vrarë dy persona kurse u plagosën rëndë dy të tjerë. U shkaktua një tragjedi që goditi dy familje e që sipas dyshimeve të bazuara kishin mosmarrëveshje për shfrytëzim të pronës përkatësisht, kishin problem rreth një vije kadastrale e që përfundoi me fatalitet.
Nuk është hera e parë në Kosovë që ndodhin vrasje për shkak të kontesteve pronësore të pazgjidhura apo shkaku se këto konteste zgjasin në pakufi deri sa ato të zgjidhen e në disa raste bëhet vonë. Në KMDLNj ka pasur raste kur për shkak të neglizhencës së gjykatave apo stërzgjatjes së proceseve gjyqësore ka pasur raste të dhunës brenda familjes dhe raste të vrasjeve të familjarëve të ngushtë si vëllaun, djali, babai, etj. Kontestet gjyqësore në rastet që kanë të bëjnë me pronën dhe çështjet tjera civile ka mundësi edhe ligjore të shtyhen për një kohë të gjatë.
Pas vrasjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë e që tronditi opinionin, Këshilli Gjyqësorë i Kosovës duhet të vihet në lëvizje duke e shtuar efikasitetin dhe duke e shpejtuar dinamikën e gjykimit të rasteve të kontesteve pronësore në mënyrë që të evitohen rastet potenciale të dhunës në të ardhmen. Rastet e ndjeshme siç janë ato brenda familjes dhe rastet ku ka përshkallëzuar kontesti duhet të kenë prioritet absolut nëse është qëllimi të parandalohen dhuna dhe vrasjet në të ardhmen.
Gjithashtu është me rëndësi që të profilizohen gjykatësit dhe t’u ndahet puna e jo që të merren me të gjitha rastet e fushës sëm civiles.
Gjykatat kompetente për rastet në fjalë e kanë detyrim ligjor që përmes ngritjes së efikasitetit, efektivitetit dhe dinamikës së gjykimit të rasteve, të luajnë rol parandalues andaj KMDLNj kërkon që me urgjencë të trajtohet puna e gjykatave për çështjet pronësore duke shkuar edhe te caktimi i përgjegjësive në rate kur janë bërë lëshime ose për shkak të neglizhencës apo mosrespektimit të afateve për shqyrtim të rasteve.
Për këto raste Policia e Kosovës nuk mund të akuzohet për përgjegjësi direkte për faktin se merret vetëm me pasojat për shkak të dështimit të një institucioni që ka përgjegjësi konkrete – gjykatave që i trajtojnë këto raste.
Këto humbje të jetëve të njerëzve, aq sa janë të dhimbshme, me një planifikim, përkushtim më të madh dhe përgjegjësi në respektim të ligjit mund dhe duhet të eliminohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova