Simptomat e para: për disa gra, shenjat dhe simptomat e para të shtatzënisë nisin në javët e para, pasi kanë mbetur shtatzënë
Megjithatë, mos i mbani shumë shpresat te këto simptoma.
Disa prej tyre mund të tregojnë se jeni thjesht sëmurë ose që cikli menstrual është afër. Por jo rrallë ndodh edhe që mund të keni mbetur shtatzënë dhe të mos keni asnjë nga këto simptoma.
Gjoks i butë ose i fryrë
Një nga shenjat e para të shtatzënisë mund ta vëreni te gjoksi. Dy javë pasi keni mbetur shtatzënë, ndryshimet hormonale mund ta zbutin gjoksin, ta fryjnë atë ose edhe t’ju shkaktojë dhembje. Gjithashtu, mund t’ju duket më i rëndë.
Lodhja
Lodhja është gjithashtu një nga simptomat e para të shtatzënisë. Gjatë javëve të para, niveli i progesteronit rritet dhe dozat e larta të tij mund t’ju shkaktojnë gjendje gjumi. Në të njëjtën kohë, niveli më i ulët i sheqerit në gjak, tensioni i ulët dhe shtimi i numrit të qelizave të kuqe në gjak, mund t’ju bëjnë të ndiheni të pafuqishme.
Gjakderdhja e paktë ose spazmat
Ndonjëherë, një nga simptomat e para të shtatzënisë, është rrjedhja ose gjakderdhja vagjinale. Ajo që njihet si gjakderdhja e transplantimit, ndodh kur veza e fertilizuar kapet pas veshjes së brendshme të mitrës, zakonisht rreth 10 apo 14 ditë pas fertilizimit. Gjakderdhja ndodh zakonisht para datës së ciklit menstrual: janë njolla më të zbehta krahasuar me periodat e zakonshme, përveç kësaj, nuk zgjat aq sa menstruacionet. Në fillimet e shtatzënisë, disa gra kanë dhimbje barku të ngjashme me ato të menstruacioneve.
Të përziera, me ose pa të vjella
Simptoma klasike të shtatzënisë janë edhe të vjellat në mëngjes, të cilat mund t’ju kapin gjithashtu në çdo kohë të ditës apo natës. Te disa femra, të përzierat nisin shumë shpejt, dy ose tri javë pasi kanë mbetur shtatzënë. Përveç kësaj, nuhatja e tyre është më e mprehtë dhe aroma të ndryshme, si: gatimet, parfumet apo tymi i duhanit, mund t’u shkaktojnë të përziera.
Urinim i shpeshtë
Gjatë kësaj kohe mund të urinoni më shpesh se zakonisht.
Neveri ose fiksim pas ushqimeve të veçanta
Gjatë periudhës së shtatzënisë, mund të ndieni neveri ndaj ushqimeve të caktuara, si: ndaj kafesë apo ushqimeve të skuqura, por është e zakonshme edhe fiksimi pas ushqimeve të veçanta. Ashtu si simptomat e tjera të shtatzënisë, ato mund t’u atribuohen ndryshimeve hormonale.
Dhimbje koke dhe marramendje
Rritja e qarkullimit të gjakut si pasojë e ndryshimeve hormonale mund të shkaktojë dhimbje të shpeshta dhe të lehta koke. Përveç kësaj, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut dhe rënies së tensionit, mund të ndiheni të trullosura ose mund t’ju merren mendtë.
Luhatje humori
Në fillim të shtatzënisë, mund të bëheni shumë emocionale dhe të prekeni lehtë, për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve në trup. Pra, edhe luhatjet e humorit janë më se të zakonshme.
Rritja e temperaturës normale të trupit
Temperatura normale është ajo që ka trupi në mëngjes. Pas ovulimit, ajo rritet lehtë dhe qëndron në atë nivel deri në ciklin e ardhshëm menstrual. Nëse e keni mbajtur shënim temperaturën e trupit për të përcaktuar kohën e ovulimit dhe nëse vëreni se ajo vazhdon të jetë e lartë për më tepër se dy javë, kjo nënkupton se keni mbetur shtatzënë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërve nuk u pëlqen i dashuri im – çfarë të bëj?
Pse kam pika të zeza dhe si të shpëtoj prej tyre?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit