LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ende nuk dihet se kush do të jetë kandidatë për deputet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ende nuk dihet se kush do të jetë kandidatë për deputet

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, theksoi se ende nuk është finalizuar lista me 110 kandidatë për deputetë, meqë sipas tij, ka afat edhe nesër për dorëzimin e listës në KQZ.

Mustafa tha se sot janë diskutuar të gjitha propozimet që kanë ardhur nga 38 degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke përfshirë edhe profesionistë, ekspertë, figura nacionale të cilat do të përfshihen në listën finale.

“Ende nuk është përpiluar lista finale që do t’i dorëzohet KQZ-së, nesër kemi afat deri në mesnatë, andaj lista përfundimtare do të përpilohet e dorëzohet nesër. Sot janë përfshirë ose janë diskutuar një numër i madh i emrave të ri, natyrisht duke respektuar të gjitha normat ligjore që të kemi të paktën një të tretën e deputetëve ose atyre që u propozohen qytetarëve të Kosovës për deputet të jenë gra. Natyrisht duke mos harruar që Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë që ka propozuar si bartëse të listës dhe kandidat për kryeministre Vjosa Omani”, thekosi Mustafa.


Ai siguroi se të gjithë kandidatët do të kenë të kaluar të pastër ligjore, por që nuk deshi të flasë me emra, përveç ish-deputetin Naser Osmani.

Sipas Mustafë,s në listën finale do të respektohen të gjitha dispozitat ligjore dhe parimet e LDK-së, sa i përket të kaluarës së kandidatëve të mundshëm.

“Ende nuk mund të flas për listën përfundimtare ose emra të përveçëm, përveç atyre që keni parë në rastin e Naser Osmanit, i cili vet është deklaruar për të tjerët nuk kemi emra të përveçëm dhe lista përfundimtare do të përpilohet nesër para afatit ligjor për të dorëzuar në KQZ. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë asnjë person që është i dënuar ose në kundërshtim me ligjin. Pra, konform të gjitha normave ligjore dhe dispozitave ligjore. Prandaj, lista që LDK do t’i propozoj ose do ta paqes para qytetarëve të Kosovës, do të jetë një listë e pastër, ekip fitimtare, e cila mbron dhe avancon interesat dhe ambiciet e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ish-deputeti Naser Osmani ka shkruar se nuk do të ketë pjesë e listës për deputet përkundër propozimit të degës së LDK-së në Lipjan.

Kjo parti në mëngjesin e sotëm ka mbajtur edhe mbledhjen e kryesisë lidhur me listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori