LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO mbështet neutralitetin e Moldavisë

Stoltenberg: NATO mbështet neutralitetin e Moldavisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se NATO mbështet plotësisht neutralitetin dhe pavarësinë kushtetuese të Moldavisë.

“NATO mbështet plotësisht dhe respekton neutralitetin kushtetues të Moldavisë dhe mbështet plotësisht pavarësinë dhe sovranitetin e saj”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në selinë e aleancës në Bruksel, së bashku me Igor Dodon, presidenti i Moldavisë.


Stoltenberg tha se Moldavia është një partnere e ngushtë e NATO-s dhe se kanë punuar së bashku për përfitim të ndërsjellë për më shumë se 25 vjet.

Ai tha se Moldavia, pjesë e Luftës së Ftohtë nga Bashkimi Sovjetik, nuk ka dëshirë të anëtarësohet në NATO, duke shtuar se “neutralitet nuk do të thotë izolim”.

“NATO mbështet plotësisht një Moldavi të qëndrueshme dhe të sigurt dhe ne duam të shohim stabilitet dhe prosperitet në vendin tuaj”, tha shefi i NATO-s.

Stoltenberg gjithashtu tha se është e rëndësishme që Moldavia të vazhdojë reformat e saj demokratike, veçanërisht për të luftuar korrupsionin dhe forcuar gjyqësorin.

Nga ana e tij, Dodon tha se Moldavia është një shtet neutral dhe nuk dëshiron të rreshtohet me asnjë bllok ushtarak.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të konsolidojmë neutralitetin tonë”, tha ai, duke shtuar se Moldavia është e hapur për bashkëpunim./atsh

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori