Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se një nga prioritetet kryesore të Nismës do të jetë investimet në bujqësi.
Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se buxheti i Kosovës duhet të orientohet në investimet në bujqësi dhe në këtë drejtim ata planifikojnë të investojnë 500 milionë euro në bujqësi brenda një mandati katër vjeçar duke stimuluar kështu bujqit.
“Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e saj është duke hartuar programin qeverisës ku një nga prioritetet kryesore do të jetë fuqizimi i bujqve të Kosovës. Ne vlerësojmë se duhet ndryshuar formën e ndarjes së granteve në bujqësi, sepse kështu siç është aplikuar deri më tani nuk po ndihmohen sa duhet bujqit tanë”, shkruan Limaj në Facebook.
Postimi i plotë i Limajt:
Fuqizimi i bujqve tanë, ndër prioritetet kryesore të Nismës
Të nderuar qytetarë të Kosovës, Nisma Socialdemokrate do t’i ketë një nga prioritetet kryesore investimet në bujqësi. Fuqizimi i bujqve tanë nënkupton hapje të vendeve të reja të punës, zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe siguri më të madhe të produkteve që konsumojmë.
Në këto dy vite qeverisjeje jemi munduar maksimalisht që t’i mbështesim prodhuesit vendorë, bizneset e vogla dhe të mesme, por kemi qenë të pakënaqur me politikat në bujqësi, për ç’gjë kam shprehur hapur pakënaqësinë time.
Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e saj është duke hartuar programin qeverisës ku një nga prioritetet kryesore do të jetë fuqizimi i bujqve të Kosovës.
Ne vlerësojmë se duhet ndryshuar formën e ndarjes së granteve në bujqësi, sepse kështu siç është aplikuar deri më tani nuk po ndihmohen sa duhet bujqit tanë. Nisma Socialdemokrate vlerëson se investimet në bujqësi, përmes granteve duhen rritur ndjeshëm si parakusht për rritjen e sektorit të bujqësisë.
Ne vlerësojmë se buxheti i Kosovës duhet të orientohet në investimet në bujqësi dhe në këtë drejtim ne planifikojmë të investojmë mbi 500 milionë euro në bujqësi (brenda një mandati katër vjeçar) duke stimuluar kështu bujqit tanë të kultivojnë kultura tradicionale dhe të reja bujqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para