LAJMI I FUNDIT:

Intervenimi me ekskavator rrezikon shkatërrimin e Kalasë së Novobërdës

Intervenimi me ekskavator rrezikon shkatërrimin e Kalasë së Novobërdës

Punimet e zhvilluara në Kalanë e Novobërdës, si njëra nga lokalitet më të rëndësishme historike të Kosovës, po e rrezikojnë shembjen e kësaj pasurie.

Kompania serbe, e cila po bënë restaurimin e kësaj fortifikate, po e dëmton dhe rrezikon seriozisht shembjen e saj thonë banorët dhe njohësit e fushës së konservimit të objekteve më rëndësi historike.


Në një video të siguruar nga Telegrafi, shihet se si ditë më parë punëtorët e kompanisë serbe, në njërën nga ballinat e kalasë, kanë intervenuar me ekskavator, me ç’rast njëra nga pjesët me interesante të lokalitetit të Novobërdës rrezikon që për pak kohë të shembet.

Muret e kësaj kalaje, renovimi i së cilës kishte nisur në vitin 2015/2016 janë rrëzuar pjesërisht, dy vite pasi ka përfunduar renovimi nga  kompania serbe “Koto”.

UNESCO përmes së cilës është realizuar projekti nuk ka reaguar karshi shkatërrimit që i është bërë kalasë.

Renovimi i kalasë ka nisur në vitin 2015, ku asokohe Komisioni Evropian pati ndarë 1.1 milionë euro, për investime në këtë kala, duke bërë kështu që edhe vizitorët për shkak të rrezikshmërisë të mos lejohen të hyjnë brenda kësaj fortifikate.

Kompania serbe “Koto”, e cila kishte kryer punimet në vitin 2016, kishte dhënë leje për vizitorët, pavarësisht rrezikshmërisë. Gurët nga muret vazhdojnë të bien dita ditës dhe se muret jashtë dhe dy brenda Kalasë tashmë janë shkatërruar. Për këtë kishin raportur edhe mediat lokale në Kosovë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Shkencë, Edukim e Kulturë (UNESCO), si menaxhuese e këtij fondi kontraktoi kompaninë serbe me seli në Beograd “Koto” për kryerjen e punimeve dhe kompaninë “Omega Engineering” me seli në Dubrovnik për hartimin e projektit konservues e restaurues, si dhe për mbikëqyrjen e punimeve.

Për këto dëmtime në Kalanë e Novobërdës ka reaguar edhe .

“Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë pas dëmtimeve të fundit në Kalanë e Novobërdës – Artanës, pjesë e Listës së Përkohshme si pasuri i trashëgimisë kulturore me zonë të veçantë të mbrojtur. Shkatërrimi dhe dëmtimi i kësaj prone ka një histori të gjatë, për të cilën KKTK-ja ka raportuar dhe ka reaguar në vazhdimësi. Në kuadër të raportit për gjendjen e trashëgimisë kulturore që KKTK-ja ka prezantuar në dhjetor të vitit 2018, projekti i Kalasë së Novobërdës – Artanës është pasqyruar si rast që ka tejkaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe gjendja e saj pas intervenimeve mbetet e keqe, me çarje muresh dhe me dëmtime të tjera strukturale”, ishte theksuar në këtë komunikatë.

Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO
Lexo po ashtu Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO

Tutje thuhet në këtë njoftim të KKTK-së se kompania “Koto” nga Serbia që ka kryer punimet në këtë pronë të trashëgimisë kulturore nuk ka qenë e licencuar siç e parasheh Neni 4.16 i Ligjit për Trashëgimi Kulturore. Sipas KKTK-së, rezultat i gjithë këtij dëmi është neglizhenca e institucioneve.

Ndryshe, Kalaja e Artanës ose Kalaja e Novobërdës ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës. Është një kala mesjetare e monument i kulturës në Novobërdë dhe daton nga shekulli XIII-XIV. Kalaja ka pasur funksion të mbrojtjes gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo shpjegimet dhe supozimet teorike për vjetërsinë e kalasë janë endur midis mesjetës dhe antikitetit.

Në ditë në vijim Telegrafi do të sjellë edhe informata të tjera lidhur me zhvillimet dhe punimet në këtë komunë rreth zhvillimeve të Kalasë së Novobërdës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori