LAJMI I FUNDIT:

Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO

Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO

Degradimi i Kalasë së Novobërdës dhe rreziku që kjo fortifikatë të shembet, ka bërë që shumë institucione të alarmohen për rrezikun që të humb ky lokalitet me peshë historike.

Drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, Ismet Hajrullahu, ka theksuar se kompania serbe “Kotto”, që ka kryer punimet në këtë Kala, ka bërë punë joprofesionale.


“Restaurimi i Kalasë së Artanës ka filluar në vitin 2015, për të vazhduar deri në vitin 2019, me ç’rast mbikëqyrjen e punimeve e ka bërë Instituti Arkeologjik i Kosovës. Tek para dy muajve Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve e ka marrë përsipër mbikëqyrjen e punëve në Kalanë e Artanës”, ka thënë Hajrullahu.

Intervenimi me ekskavator rrezikon shkatërrimin e Kalasë së Novobërdës
Lexo po ashtu Intervenimi me ekskavator rrezikon shkatërrimin e Kalasë së Novobërdës

Ai ka thënë se ndoshta është dashur që punimet të ndërpriten nga ana e UNESCO-s dhe Bashkimit Evropian (BE), që sipas tij, është investuesi kryesor për restaurimin e kalasë.

“Në vitin 2015 janë betonuar me qindra dhe mijëra artefakte në Kalanë e Artanës, që është jo vetëm vepër penale në Republikën e Kosovës, por në të gjithë hapësirën njerëzore, respektivisht në të gjitha shtetet e botës, sepse nuk guxon të shkatërrohen dhe betonohen mbetjet arkeologjike”, ka shtuar Hajrullahu.

Ai ka theksuar se prej kohës që përgjegjësia për mbikëqyrjen e punimeve ka rënë mbi institutin të cilin e drejton, ekspertët e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve sipas tij, janë çdo ditë në terren.

“Ditën e hënë ekspertet tonë më informuan se në kala po punohet në mënyrë joprofesionale, madje po përdoret gjatë punimeve edhe ekskavatori, që gjë nuk kemi dëgjuar që në një objekt me rëndësi të veçantë, sikurse në këtë rast Kalaja e Artanës të përdoret ekskavatori. Madje, nuk lejohet që kamionë ose makina  me tonazhe të mëdha të kalojnë afër një aseti. Për më keq në Kalanë e Artanës edhe gjatë dimrit është punuar, dhe si rezultat i punës joprofesionale muret janë mbushur më ujë, janë fryrë dhe pastaj kanë filluar të bien”, ka thënë Hajrullahu.

Ai ka thënë se situata e kalasë është shumë e keqe, dhe në momentin që e kanë parë sipas tij, që kompania serbe po bën punë joprofesionale, e kanë informuar përfaqësuesin e UNSECO në Sarajevë.

“Asnjë punë nuk mund të shkoj tutje pa biseduar edhe njëherë me UNESO-n dhe kompaninë serbe”, ka shtuar Hajrullahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori