Rekomandohet që në vend të konsolidimit të mëtejshëm fiskal apo shtrëngimit të harxhimeve, nevojitet fokus më i madh ndaj eliminimit të harxhimeve që kanë efekte multiplikative të vogla dhe orientimin e të hollave publike ndaj harxhimeve që do të sjellin efekte të shumëllojshme.
Ulje të kamatave për kreditë e biznesit, kredi afatgjate prej 10 deri 30 vite, kthimin e TVSH-së, më së voni deri 15 ditë që nga kërkesa e dorëzuar, janë këto disa nga kërkesat që një pjesë e afaristëve drejtuar ministres së re të Financave. Nga Instituti Fajnens Think, ndër të tjerash kërkojnë harxhime më cilësore, efikase dhe mirë të fokusuara, në favor të rritjes më të madhe ekonomike dhe jo rritje të tatimeve. Nga ana tjetër gruaja e parë në krye të dikasterit të financave në Maqedoninë e Veriut, Nina Angellovska, gjatë marrjes së funksionit të ri, ka premtuar jo kursimeve për investimet që kthejnë të hollat, sjellin rritje ekonomike dhe ulin papunësinë, si dhe shtrëngim të harxhimeve joproduktive.
Njëherësh, ajo thotë se në bazë të Programit për menaxhimin me financat publike do të angazhohet për miratimin e Ligjit të ri për buxhetet që do të rrisë edhe disiplinën financiare si dhe llogaridhënien e mëtejshme për harxhimin e të hollave publike. Ajo shton më tej se politikat fiskale do të jenë të orientuara ndaj rritjes ekonomike, rritjes së produktivitetit, uljes së papunësisë që do të drejtohen ndaj qytetarëve, por edhe ndaj bizneseve.
Lidhur me një nga pikat e dobëta në të kaluarën të mosrealizimit si duhet dhe sa duhet të investimeve kapitale priten përmirësime të shfrytëzimit të të hollave për investimet kapitale.
“Mund të përmirësohet jo vetëm i tërë planifikimi i projekteve të investimeve kapitale. Në këtë drejtim duhet marrë parasysh edhe kapacitetet me të cilat disponon dikasteri të cilit i ndahet projekti si dhe ndjekja me kohë si dhe kontrolli se si harxhohen paratë. Në këtë drejtim paraqet humbje nëse nuk harxhohen mjetet e parashikuara për investime dhe projekte kapitale”, thotë Angellovska. Sipas saj, nëse tatimi progresiv e kryen qëllim të rishpërndarjes apo të uljes së jobarazisë në të ardhura, atëherë ai është një masë e mirë për shkak të uljes së varfërisë. Megjithatë nevojitet të shikohen edhe analizat më të sakta që të shikohen edhe efektet e tij.
Në ndërkohë një pjesë e afaristëve në shtet kanë dalë edhe me pritjet e tyre nga ministrja e re e financave. Afaristi Jordan Trajkov, thotë se shteti nevojitet që të hyjë në borxh e jashtëm dhe më pak në tregun vendor të kapitalit, si dhe të kthejë TVSH-në, më së voni deri 15 ditë që nga kërkesa e dorëzuar. “ Të ngrini nismën për ndryshimin e rregullativës për TVSH-në, me çka dukshëm do të ulet hapësira për ikjen ndaj pagesës së këtij tatimi . Gjithashtu të gjitha firmat të kalojnë në paraqitje mujore të TVSH-së, ndërsa çdo firmë e re që në fillim duhet të jetë obliguese e TVSH-së. Njëherësh të shqyrtoni ndryshimin e nenit 387 të Ligjit për marrëveshje obligative me çka do të pamundësoni pagesën e kamatave apo harxhimeve të parakohshme për pagesën e borxhit. Kjo do të mundësojë që bankat dhe klientët e tyre të vendosen në pozitë më të barabartë”, shton ai.
Gjithashtu kërkohet zgjidhje edhe për mungesën e parave të gatshme nga ana e afaristëve me stimulimin më të madh të rritjes së kreditimit për biznesit.
Nevojitet të ndryshohet rregullativa ligjore me qëllim të kemi kamatë të thjeshtë të bazuar në tërë vitin dhe jo kamatë të ndërlikuar, të formohet treg kreditor, si dhe të arrihet një marrëveshje me bankat ndërkombëtare që do të mundësojnë të jepen kredi të vërteta afatgjate prej 10 deri 30 vite për kompanitë. Trajkov më tej shton se nevojitet një nismë së bashku me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale që punëtori të pranojë pagën bruto dhe ai vetë të paguajë të gjitha obligimet ndaj shtetit, si dhe ndarjen e mjeteve më të mëdha për sistemet e vaditjes dhe ndërtimin e digave.
Nga ana tjetër, nga Instituti ekonomik Fajnens Think, kërkojnë nga Ministria e Financave një kujdes më të madh ndaj harxhimeve të buxhetit. “Rritje më e madhe ekonomike mund të arrihet me harxhime më cilësore, efikase dhe mirë të fokusuara, që përfshin eliminimin e fushave për veprim korruptues, dhe jo me tatime më të mëdha. Këtë e imponon faza rrjedhëse e zhvillimit të ekonomisë, ku me rritjen e tatimeve dhe kursime buxhetore mund të ngulfatet rritja ekonomike “, vlerësojnë nga Fajnens Think.
Nga atje shtojnë se duhet të vazhdohet me racionalizimin e harxhimeve rrjedhëse joproduktive, por jo domosdo me uljen e deficitit apo minusit në buxhet. Nga Fajnens Think rekomandojnë që në vend të konsolidimit të mëtejshëm fiskal apo shtrëngimit të harxhimeve, nevojitet fokus më i madh ndaj eliminimit të harxhimeve që kanë efekte multiplikative të vogla dhe orientimin e të hollave publike ndaj harxhimeve që do të sjellin efekte të shumëllojshme.
“Në këtë drejtim, si institut kundërshtojmë ashpër eventualisht të hollat e kursyera të harxhohen për pagesën e gjendjeve që krijojnë një hazard moral si për shembull pagesa e borxheve të mbetura të komunave”, shtojnë nga Fajnens Think. Kërkohet edhe vendosja e prioriteteve lidhur me investimet kapitale, të cilës do ti paraprijë një debat më i gjerë në nivel ekspertësh lidhur me efektivitetin dhe qëllimin e tyre. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj