LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Graçanicë, lëndohen pesë persona

Aksident trafiku në Graçanicë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Graçanicë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë ka ndodhë një vet-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Gjatë muajit korrik dhe gusht, numri i aksidenteve ishte shumë i lartë, disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos i thyejnë rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/