Gjermania, vendi kryesor i Bashkimit Evropian, i cili mban peshën kryesore të vendimit për zgjerimin ose jo të vetë BE-së, është tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përtej entuziazmit të qeverisë shqiptare dhe plogështisë së opozitës në vend, Gjermania nuk ka akoma një qëndrim të qartë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
Gazeta Shekulli ka marrë një prononcim ekskluziv me disa zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman dhe të grupimit të CDU/CSU-së. Ata flasin njëzëri për një qëndrim negativ ndaj Shqipërisë. Sipas tyre, asnjë kriter nuk është plotësuar nga Shqipëria, në mënyrë që të hapen negociatat me Shqipërinë.
Votimet e 30 qershorit kanë qenë të vjedhura dhe votat janë blerë në masë. Problem thelbësor mbetet dështimi i sistemit të drejtësisë, për të cilën vetë Bashkimi Evropian ka investuar aq shumë. Mendohet që shifra total që Bashkimi Evropian ka shpenzuar, llogaritet në 200 milionë euro.
Këto ditë jemi mbledhur me grupin parlamentar të CDU/CSU në një diskutim të vështirë me dyer të mbyllura, në lidhje me pozicionin tonë nëse do të duhet të japim dritën jeshile për fillimin e negociatave me Shqipërinë apo jo. Java që vjen do të jetë përcaktuese. Shqipëria nuk ka përmbushur deri tani asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave, të përmendura nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, në qershor 2018, veçanërisht paragrafi 54, përveç fazës së parë të procesit të Vettingut.
Sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, as Gjykata Kushtetuese, as Gjykata e Lartë, as Prokuroria e re e Përgjithshme, as SPAK-u as BKH-ja. Nuk ka asnjë dënim përfundimtar të zyrtarëve të lartë të përfshirë në krimin e organizuar apo në fushën e luftës kundër korrupsionit, (peshqit e mëdhenj si Tahiri janë shumë të rëndësishëm, nuk janë të vegjël në këtë rast). Nuk keni asnjë ligj të ri elektoral! Trafiku i drogës është rritur. Më pas vijmë tek problemi më i madh që ka të bëjë me blerjen e votës dhe votimet e 30 qershorit. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz këtu në Berlin thonë që Shqipëria duhet të presë deri sa të përmbushë të gjitha kriteret dhe detyrimet për hapjen e negociatave. Por ne do të shikojmë nëse do të ketë ndonjë zhvillim për negociatat, mund të japim një dritë jeshile në përgjithësi, por jo që të fillojmë negociatat. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje