Takimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në Vjenë ishte në disa aspekte një pushim i shkurtër. Marrëveshja e shpallur nga OPEC dhe aleatët e saj ishte vazhdimi i një takimi të nisur vitin e kaluar. Për të paktën edhe nëntë muaj të tjerë, prodhimi ditor do të mbetet në nivelin 1.2 milionë fuçi, më i ulët se ai i arritur në tetor të vitit të kaluar.
Pas këtyre parashikimeve, fshihen probleme të mëdha si për tregun e naftës, edhe për vetë OPEC-un. Amerika dhe Irani, një anëtar i OPEC-ut, janë duke luajtur me zjarrin. Rënia në prodhimin e Venezuelës është rritur nga janari, kur Amerika njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër PDVSA, kompanisë së saj kombëtare të naftës. Përshkallëzimi i konfliktit në Libi mund të bëjë që edhe këtu, prodhimi i naftës të shënojë rënie. Megjithatë, prodhuesit e naftës janë më të shqetësuar për rënien e kërkesës sesa për kufizimin e furnizimit me naftë.
Çmimi i naftës së papërpunuar evropiane Brent, u rrit me 74 dollarë për fuçi në fund të muajit prill dhe më pas pësoi rënie shumë të lartë në maj, kur investitorët u zunë rreth luftës tregtare dhe yieldet e obligacioneve qeveritare ranë si në Amerikë ashtu edhe në Evropë.
Në vitin 2016, Rusia ra dakord të bashkëpunonte me OPEC-un për të stabilizuar çmimin e naftës. Ndikimi i saj në Lindjen e Mesme është rritur shumë dhe ka qenë ajo që ka marrë një pjesë të madhe të vendimeve të OPEC-ut, qoftë ato të rëndësishmet ose jo. Më 29 qershor të këtij viti, në takimin e zhvilluar në Vjenë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se kishte rënë dakord me Arabinë Saudite për të reduktuar prodhimin e naftës të OPEC-ut. Rusia, nga ana e saj, nuk ka hequr dorë nga shumë gjëra në këmbim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe