Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një agjencie civile hapësinore të Iranit dhe dy institucioneve të saj kërkimore, duke thënë se ato janë duke u përdorur për të përparuar programin bërthamor të Teheranit.
Sanksionet e reja shënjestrojnë Agjencinë Hapësinore të Iranit, Qendrën e Kërkimit Hapësinor dhe Institutin e Kërkimit të Astronautikës, njoftoi Departamenti i Thesarit në SHBA, duke akuzuar këto subjekte për zhvillimin e raketave balistike, nën mbulesën e një programi civil për të lëshuar satelitët në orbitë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një deklaratë se Uashingtoni “nuk do të lejojë Iranin të përdorë programin e tij hapësinor, si mbulesë për të përparuar programet e tij për raketa balistike”.
Pompeo tha se përpjekja e Iranit, javën e kaluar, për të provuar lëshimit e një mjeti në hapësirë nënvizoi “urgjencën e kërcënimit”.
Irani, më 2 shtator, konfirmoi një shpërthim në Qendrën Hapësinore “Imam Khomeini” në veri të vendit, duke thënë se kjo ishte për shkak të një mosfunksionimi teknik.
Shpërthimi besohet të jetë dështimi i tretë i raketave iraniane këtë vit.
Uashingtoni akuzon Teheranin që përdor teknologjinë për të hedhur satelitët në orbitë, si pjesë e përpjekjes së tij, për të zhvilluar raketa balistike të afta për të bartur armë bërthamore.
Irani mohon akuzën.
Vendi ka dërguar disa satelitë në orbitë gjatë dekadës së kaluar, dhe në 2013 pretendoi se kishte nisur një majmun në hapësirë.
Sanksionet janë pjesë e një fushate amerikane të “presionit ” ndaj Iranit për të detyruar Teheranin të ulet në tryezën e bisedimeve mbi programet e tij bërthamore dhe raketat.
Uashingtoni vitin e kaluar u tërhoq nga një marrëveshje thelbësore bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore dhe vendosi sanksione të ashpra mbi ekonominë iraniane. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj