LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka nënshkruar me 22 lojtarë që nga viti 2015 – vetëm shtatë kanë mbetur në klub

Barcelona ka nënshkruar me 22 lojtarë që nga viti 2015 – vetëm shtatë kanë mbetur në klub

Historitë e fundit të afateve kalimtare të Barcelonës janë mjaft të çuditshme. Që nga viti 2015, Blaugranat ka fituar tre tituj të kampionit në La Liga dhe tre Kupa të Mbretit.

Por atë që duan ta fitojnë është Liga e Kampionëve, gjë që e do edhe Lionel Messi. Barca ka dështuar që të shfrytëzojë shkëlqimin e argjentinasit që nga viti 2015.

Gazetari Eduardo Fdez-Abascal ka shkruar se klubi që nga viti 2015 ka nënshkruar me 22 lojtarë, ku vetëm shtatë janë akoma në klub.


Katër prej tyre janë lojtarë që kanë ardhur nga afati kalimtar i 2018/19, Arturo Vidal, Arthur Melo, Clement Lenglet dhe Jean-Clair Todibo.

Lojtarët e tjerë që kanë mbijetuar në skuadër janë Ousmane Dembele (2017/18), Nelson Semedo (2017/18) dhe Samuel Umtiti (2016/17).

Lista e lojtarëve të sulmit që janë larguar pasi nuk arritën ta ndihmojnë Messin, ka emra si: Philippe Coutinho , Gerard Deulofeu, Paco Alcacer, Paulinho, Andre Gomes, Malcom, Kevin-Prince Boateng, Arda Turan dhe Denis Suarez.

Pastaj janë mbrojtësit Lucas Digne, Marlon Santos, Yerry Mina, Jeison Murillo dhe Aleix Vidal, qëe nuk gjetën rol në ekip.

Jasper Cillessen po ashtu u larguar nga porta.

Radha është që Frenkie de Jong, Antoine Griezmann , Junior Firpo dhe Neto, ta tregojnë vetën, që të mos i pret e njëjta. /Telegrafi/